Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si tentoi Jeta Xharra të ndikojë në përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së

16/07/2022 - 22:17
në Kryesore, Lajme
A A
Si tentoi Jeta Xharra të ndikojë në përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përzgjedhja e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka ngjallur vëmendjen e gazetares Jeta Xharra. Nëpërmjet takimeve joformale me disa anëtare të Bordit të RTK-së, Xharra ka tentuar të ndikojë në favor të kandidatit të saj të preferuar, Fadil Hoxhës, që aktualisht është kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së.

Takimin e mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar në konakun e Xharrës, e ka konfirmuar kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i cili nuk mori pjesë aty. Ndërsa, dy nga tri anëtaret që morën pjesë në takimin e organizuar nga Xharra, nuk kanë kthyer përgjigje, shkruan Gazeta Nacionale.

Edhe Xharra e Hoxha s’kanë bërë zë, duke mos u përgjigjur në pyetjet e Nacionales, rreth planeve për ndikim në RTK, i cili televizion për shumë vite u keqmenaxhua.

Në fund, kandidati i mbështetur nga Xharra, përkundër trysnisë së saj, nuk u përzgjodh nga Bordi.

“Loja e humbur e shahut”

Një lojë shahu në janarin e acart, duket ta ketë nxehur Jeta Xharrën për të ndikuar në procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të RTK-së.

Fadil Hoxha, bashkëlojëtari i saj në shah, ishte kandidati që ajo zgjodhi ta përkrahte.

Në lojën e shahut, lëvizja e parë dhe e dytë e Xharrës ishte hedhja përpara e figurës së kalit.

Nuk dihet nëse me këtë lëvizje Xharra ka tentuar të dërgojë simbolikisht ndonjë mesazh të koduar.

Pra, dyshimet janë se Xharra tentoi të tregonte se Hoxha ishte “kali” i saj në garën për drejtor të ri të RTK-së.

Edhe përshkrimi që Xharra i vuri fotografisë ishte tundues për supozime.

“Interesant po bohet loja”, kishte shkruar Xhara në postimin e saj në Facebook.

Fuqia e mbretëreshës në lojën e shahut mund t’i ketë ngjallur fantazinë Xharrës.

Në dhjetor të vitit 2021, pak ditë pasi u votuan anëtarët e rinj të Bordit të RTK-së, Xharra dërgoi një ftesë joformale në adresë të tri anëtareve të këtij bordi.

Shukrije Rama, Albulena Mehmeti e Arta Berisha qenë të përzgjedhurat e Xharrës për të darkuar në banesën e saj.

Dhe qe të gjitha iu përgjigjën pozitivisht ftesës së gazetares së njohur, e cila ka ende interes financiar të drejtpërdrejtë në RTK.

Në banesën e Xharrës, krahas saj, tri anëtaret e Bordit po i priste edhe Fadil Hoxha, që muaj më vonë do t’i hynte garës për drejtor të RTK-së, të cilën do ta shpallte Bordi i RTK-së.

Tema kryesore e diskutimit, natyrshëm ishte përzgjedhja e drejtorit të RTK-së.

Sipas burimeve të Nacionales, Xharra u kishte kërkuar anëtareve të Bordit të RTK-së bashkëpunim dhe përkrahje të Hoxhës në këtë garë.

Por, përkundër trysnisë së Xharrës, Bordi nuk do ta listonte të parin në listë për drejtor të RTK-së.

E në fund, pasi tentimi për të ndikuar nuk do të shkonte mirë, Hoxha do të refuzonte intervistimin nga Bordi.

“Kam hequr dorë nga kandidimi për drejtor në RTK, procesi duhet të kthehet në pikën fillestare”, kishte deklaruar ai.

E pas dështimit të konkursit të parë për drejtor të RTK-së në mars të 2022, Hoxha nuk aplikoi fare në konkursin e dytë, e në të cilin Shkumbin Ahmetxhekaj u votua për drejtor të ri të përgjithshëm të televizionit publik.

Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në adresë të gazetares Jeta Xharra. Përkundër insistimit të Nacionales, ajo nuk ka kthyer përgjigje për takimin në banesën e saj me anëtaret e Bordit të RTK-së e Hoxhën.

E njëjtë ka vepruar edhe Fadil Hoxha, kryesindikalisti i RTK-së. Ai nuk ktheu përgjigje në pyetjet e parashtruara nga Nacionale.

Xharra tentoi të ndikonte edhe në votimin për kryetar të Bordit të RTK-së. Në një status publik, ajo kërkoi që në emër të barazisë gjinore të votohet një grua për kryetare të Bordit.

Burimet e Nacionales tregojnë që Xharra ka lobuar që Shukrije Rama, anëtare e Bordit të RTK-së, që mori pjesë në takimin në banesën e saj, të jetë shefja e këtij bordi. Megjithatë, përsëri pasuksesshëm.

Dy anëtaret e Bordit nuk kthejnë përgjigje

Gazeta Nacionale ka kontaktuar anëtaret që morën pjesë në këtë takim.

Por, Albulena Mehmeti e Shukrije Rama nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

E vetëm kur kryetari i Bordit ia konfirmoi takimin Nacionales, Arta Berisha ktheu përgjigje.

“E keni marrë një përgjigje në emër të Bordit të RTK-së, nuk kam çfarë të shtoj. Kolegialisht të them që sa i përket qëndrimit tim në raport me RTK-në apo procesin e përzgjedhjes, ai është publik si në procesverbale nga dita e parë e marrjes së mandatit po kështu në vlerësimet gjatë procesit zgjedhor”, theksoi Berisha.

Ndërsa, një tjetër anëtare e Bordit, Fatime Lumi-Qehaja, e ka konfirmuar mospjesëmarrjen e saj në takimin në banesën private të Xharrës.

Madje, ajo theksoi se nuk pati as ftesë.

“Unë asnjëherë në jetën time nuk kam pasur takim privat me znj. Xharra, qoftë në kafe apo në ndonjë banesë! Unë atë e njoh vetëm si gazetare, mirëpo nuk kemi pasur asnjëherë takim privat, qoftë personalisht apo me anëtarë të tjerë të Bordit! Jo, nuk kam pasur ftesë, as nuk jam takuar!”, tha ajo për Nacionale.

Kryetari i Bordit e konfirmon takimin

Por, se kishte takim, e pranoi Besnik Boletini, kryetari aktual i Bordit të RTK-së. Boletini i tha Nacionales se për takimin me Xharrën, ishte informuar nga anëtaret e Bordit.

“Unë jam informuar nga anëtaret e bordit lidhur me një takim të tillë para se të konstituohej, (mbahej mbledhja e parë) Bordi i RTK-së. Në bord atë kohë këtë takim e kemi konsideruar jorelevant dhe nuk i kemi kushtuar aspak rëndësi”, deklaroi Boletini.

I pari i Bordit tha se vendimet e tyre nuk mund të ndikohen nga askush.

“Dua të theksoj se mundësia e kujtdo, e çfarëdo pale për të ndikuar në vendimet e bordit është zero. Gjithashtu është e pamundur që të ndërhyhet në vendimet e bordit përmes tendencës së presionit medial apo çfarëdo lloj tendence të presionit. Bordi eshtë unik dhe do të vazhdojë punën në rikthimin e ligjshmërisë në RTK dhe përmirësimin e dukshëm të situatës, dhe tendencat gjatë rrugës për ta ndaluar këtë angazhim janë të papërfillshme”,shtoi ai.

Boletini thotë se reformat e ndërmarra në RTK mund të mos pëlqehen nga grupet e interesit.

“E kam parasysh se reformat që janë duke u ndërmarrë në RTK mund të mos pëlqehen nga disa individë nga brenda, e sidomos nga grupe të interesit nga jashtë, të cilët kanë përfituar ndër vite miliona euro nga RTK. Por, puna nuk do të ndalet. Ka përfunduar vetëm faza e parë e reformave. Në muajt në vijim do të fillojë një reformë e thellë në RTK”, tha Boletini.

Në fund, Boletini theksoi se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të RTK-së ka qenë proces transparent e meritokratik.

Përzgjedhja e drejtorit, proces i lavdëruar

Në fund të muajit maj të 2022-ës, Bordi i RTK-së publikoi përsëri konkursin për drejtor të përgjithshëm të televizionit publik.

Pas ndjekjes së procedurave të parapara me ligj, Shkumbin Ahmetgjekaj u zgjodh drejtor i RTK-së, duke listuar i pari në intervistim, me gjithsej 83.1 pikë.

Organizatat vendore e ndërkombëtare e vlerësuan me notë të lartë procesin e përzgjedhjes së Ahmetgjekajt në krye të RTK-së.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Federata Evropiane e Gazetarëve, Ambasada e Britanisë në Kosovë, e Organizata “Fol”, ndër të tjerë, e konsideruan procesin si meritokratik e transparent.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë