Tash e disa kohë ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjendet në Dhomat e Specializuara të Hagës, por jeta dhe veprimtaria e tij si politike ashtu edhe ajo atdhetare e ushtarake nuk ndalet së komentuari.
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, në emisionin n’Demos ka shpalosur rrëfime gjysmë shekullore e që kanë të bëjnë me periudhën më të lavdishme të shtetit të Kosovës.
Në një pjesë të kësaj periudhe, Bardhyl Mahmuti flet edhe për njohjen me ish-drejtorin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin.
Ai gjatë këtij rrëfimi, tregon se si është vendosur Thaçi në këtë pozitë duke shpalosur detaje edhe për drejtorinë politike të asaj kohe.
”
Është çështje që është vendosur në atë kohë, Hashim Thaçi ka qenë brenda vendit, kanë qenë diskutimet e brendshme në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë as edhe një herë nuk e kam pyet Jakup Krasniqin, që e kam mik shumë të mirë se sa e di unë ai asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar në LPK. Ramë Buja ka qenë gjithashtu edhe në LDK”, ka deklaruar ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së.
“Çështja e drejtorisë politike është shtruar në kuadër të UÇK-së për me kriju pikërisht hapësirën e pëfaqësimit. Si drejtori politke kemi arritur të dëshmojmë se jemi një forcë reale në terren, se jemi një forcë nacional-çlirimtare dhe jo terroriste siç na quante Serbia. Dhe me fakte të pakontestueshme është pranuar varianti ynë i asaj se çka po ndodhë në Kosovë”, ka shtuar ai.
Këtu mund ta ndiqni rrëfimin e tij të plotë:













