Një person është ndaluar për 48 orë pasi kishte bërë një raportim të rrejshëm në polici se kinse ishte dhunuar seksualisht nga një burrë tjetër.25 vjeçari rastin e kishte denoncuar në Stacionin Policor në Malishevë, të shtunën më 16 mars.Ai pas raportimit ishte dërguar për ekzaminim mjekësor.“Lidhur me rastin, hetuesit policor në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas së cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtet”, njofton policia transmeton Klankosova.tv“Pas marrjes së këtyre veprimeve hetimore, vërtetimit të gjendjes faktike dhe intervistimit tani të të dyshuarit (i cili ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pavërtet), në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është ri-kualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë” dhe i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails










