Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si u importuan Skoda-t për Policinë e Kosovës dhe përfunduan në duart e qytetarëve?

18/04/2026 - 23:02
në Lajme
A A
Si u importuan Skoda-t për Policinë e Kosovës dhe përfunduan në duart e qytetarëve?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në periudha të ndryshme të vitit 2025, kompania Porsche Kosova,  kishte importuar mbi100 vetura të markës Skoda të llojit Oktavia Selection.

Importi i tyre në numër kaq të madh, rezulton të mos ketë qenë vetëm për qytetarët apo bizneset.

“Betimi për Drejtësi” ka pranuar informacione se zyrtarë të Zyrës së Prokurimit brenda Policisë së Kosovës, dyshohet se kanë zhvilluar diskutime jozyrtare me këtë kompani për blerjen e rreth 80 veturave me vlerë mbi 2 milionë euro për përmirësimin e kapaciteteve logjistike, kryesisht Njësive Patrulluese.

Mirëpo, përkundër se veturat u importuan, plani i zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe kompanisë Porsche Kosova nuk u realizua.

Me këtë rast, kompania u detyruar që të ofrojnë një çmim promocional me qëllim të shitjes së tyre, dhe të njëjtat t’i shpërndaj dhe në një pikë tjetër të autorizuar të kompanisë Skoda për Kosovë, AHP e cila gjendet në Prizren.

Për ta argumentuar këtë, ekipi hulumtues është paraqitur fillimisht pikën e shitjes së Porsche Kosova në Cagllavicë.

Në sallonin e shitjes, punëtori tregon se vetura Skoda Octavia ka një çmim promocional prej 27 mijë e 900 euro, ndryshe prej çmimit real prej 30 mijë e 690.

“Punëtori: Oktavia është realisht edhe kerri ma i shitun që e shesim, është kerri që e ka hapësirën ma të madhe, është kerri që i ka shpenzimet ma të vogla. Edhe e ka çmimin ma të mirë, ky çmim është rastësisht se nuk ka ksi çmimi, po e kemi pas një flotë shumë të madhe të kerreve para vitit të ri të këtij modeli, tani kanë bo një zbritje të madhe. Krahas kësajna ky oshtë prej 30 690 oshtë 27 900

Gazetarja: Veç a jon qësi edhe të policisë më fal?

Punëtori: Po, qësi.

Gazetarja: Mos po na ngatrrojnë me ta.

Punëtori: Ani ma mirë oshtë se sju nalin hic haha.

BpD: Qysh e kanë fuqin kështu me u nis mu ndal.

Punëtori: 150 kuaj oshtë motori 2.0, si ai si ky e kanë të njëjtin motor.

BpD: Çka dallon si karakteristik?

Punëtori: Po tash, ky është paketë më standarte nuk është ndonjë send kështu shumë i pajisur.

BpD: Mos e marin policia ka diqysh

Punëtori: Kqyre qëndrueshmëria është nivel, domethënë kerri me qëndrueshmërinë më të madhe, kerr me shpenzimet më të vogla, kerri me karroceri më të madhe ka 600 L bagazh, ka hapësirë të mirë përpara, ka hapësirë mbrapa që për shembull edhe me kanë ti vet i katërti, vet i pesti, tre veta ulen shlirë përmas a kupton se te kerret të sotit shumë rrallë kerre gjen me hapësirë të mirë a kupton. Tani e ke këto reagimin emergjent, e ke eto assist, e ke sensor të para mbrapa, e ke kamerën mbrapa, i ke me e mbush telefonin ëireless, e ke këto Android. Këto Apple CarPL me ëireless dal.

BpD: Qëky model i ka krejt këto opsionet a veç kjo flota që ka ardhë?

Punëtori: Çka po t’i them unë i ka qëky.

BpD: Qëky. Flota që ka ardhë domethënë çka pas s’ka ardh

Punëtori: Këto që i kena se jo i kena pas 80.”

Ndryshe nga çmimi që shkruante në çmimoren prezantuese në sallon, ai thotë se çmimi real është mbi 29 mijë euro, dhe se deri tani nga 80 vetura të importuara, i kanë shitur 70 prej tyre.

“Punëtori: Kqyre qëky oshtë çmim ofertë e fundvitit, vetëm se ka mbet edhe do sasi në stok deri sa të hargjohet edhe ma ska. Qeta të etoht me porosit ti tash me ta pru 4 muaj ditë bon me ta pru, e ki 29 mijë mininumi/

Gazetarja: 80 i keni pas a?

Punëtori: 80 copa.

BpD: Janë shit.

Punëtori: 70 edhe 10 copa i kena në stok momentalisht që janë të lira.  Kështu që çmimi shumë profesional shumë promocional”.

Por, i pyetur punëtori, nëse importimi i një numri kaq të madh të tyre, është bërë me qëllim të caktuar, ai thotë se kjo mundësi u është dhënë nga fabrika prodhuese, me qëllim që të dalin me një çmim më të ulët.

“Gazetarja: A boni gjithë qështu oferta, se na Skodë që kemi pas kemi pas të përdorta?

Punëtori: Jo, na secilit klient i ofrojmë një zbritje për çdo veturë të çmimit të rregullt, por jo super zbritje dhe me qeto benefite. Qeto krejt jon të kushtueshme, jon përafërsisht 1 mijë euro që i pagun firma jonë për me ti dhanë.

Gazetarja: A etoht i keni marrë 80 shumë  që e keni bo qet zbritje apo?

Punëtori: Jo e kena pas flotë prej fabrikës mundësi me i porositë për me dale me qet çmim”.

Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Skema e dështuar: Veturat e “destinuara” për Policinë ndryshojnë destinacionin”, i cili transmetohet në T7, Gazeta Express dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”/

 

 

JU REKOMANDOJMË

Kurti i deklaroi vetëm 16 euro e 41 centë në bankë, këshilltari i tij tenton t’i godasë votuesit e opozitës

Kurti i deklaroi vetëm 16 euro e 41 centë në bankë, këshilltari i tij tenton t’i godasë votuesit e opozitës
18/04/2026 - 22:43

Kryeministri Albin Kurti, në formularin e deklarimit të pasurisë, ka deklaruar se në llogarinë bankare ka 16.41 euro. Rreth kësaj, ka reaguar këshilltari i tij, Hysamedin Feraj. Ky...

Më shumëDetails

Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e Situatave, zyrtari amerikan: Lufta mund të rifillojë

Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e Situatave, zyrtari amerikan: Lufta mund të rifillojë
18/04/2026 - 22:33

Donald Trump thirri një mbledhje në “Situation Room” të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mëngjes për të diskutuar krizën e rinovuar rreth Ngushticës së Hormuzit dhe negociatat...

Më shumëDetails

Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm

Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm
18/04/2026 - 22:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ditën e dytë të “Global Progressive Mobilisation” që po mbahet në Barcelona, ku është zhvilluar një darkë...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Aksion i gjerë i Policisë në kafiteritë e Mitrovicës kundër bastoreve ilegale

LAJMI I FUNDIT: Aksion i gjerë i Policisë në kafiteritë e Mitrovicës kundër bastoreve ilegale
18/04/2026 - 22:09

EPolicia e Kosovës sonte po zhvillon një aksion në shkallë të gjerë në Mitrovicë nën dyshimin e bastoreve ilegale. Kështu ka mësuar nga burimet e saja Gazeta Online...

Më shumëDetails

Rutte: S’po shoh që SHBA po largohet nga NATO, ombrella nukleare e tyre garantuese e sigurisë në Evropë – kështu do të vazhdojë

Rutte: S’po shoh që SHBA po largohet nga NATO, ombrella nukleare e tyre garantuese e sigurisë në Evropë – kështu do të vazhdojë
18/04/2026 - 22:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë spekulimet se SHBA-ja po e përfundon anëtarësimin e saj në aleancën e NATO-s. “Unë nuk e shoh SHBA-në...

Më shumëDetails

Gjyqi në Hagë, Qerkini thotë se provat janë në anën e mbrojtjes

Gjyqi në Hagë, Qerkini thotë se provat janë në anën e mbrojtjes
18/04/2026 - 21:52

Në Gjykatën Speciale në Hagë pritet vendimi përfundimtar në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Avokati Artan Qerkini vlerëson se provat janë në anën e mbrojtjes dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kjo është pasuria e deputetes Adelina Thaçi: Veturë BMW, tre vende pune, kredi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë