Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, u pengua nga sigurimi derisa po ballafaqohet me deputetë të Vetëvendosjes sot në sallën e Kuvendit.
Musliu më pas iu drejtua sigurimit duke i thënë: “Mos më prek. Hera e parë dhe e fundit që më prek, ndryshe ndahesh keq”.
Në sallën e Kuvendit, dyert e së cilës u hapën për vizitorë nga diaspora, si dhe për të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, po vazhdon përpaslaja mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK’së që shkuan në sallë për të kërkuar thirrjen e seancës konstituive.












