Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Siç njofton Policia e Kosovës, hajnat kanë hyrë forcërisht brenda shtëpisë së një gruaja dhe nga aty kanë vjedhur sasi të konsiderueshme ari.
“Rr. Agim Zeqiri, Vushtrri 2023 Me 02.04.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së saj dhe nga aty i kanë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme. Rasti në procedurë hetimore.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK./Veriu.info/