Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Situata alarmuese, para kolapsi”/ LDK e AAK për ikjen e profesionistëve shëndetësorë: Të parandalohet, po rrezikohen klinikat

22/05/2023 - 18:56
në Kryesore, Lajme
A A
“Situata alarmuese, para kolapsi”/ LDK e AAK për ikjen e profesionistëve shëndetësorë: Të parandalohet, po rrezikohen klinikat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesionistë të lëmive të ndryshme po largohen nga Kosova. Pagat e kushtet e punës janë disa nga arsyet pse ata zgjedhin rrugën drejt perëndimit.

Njësoj po ndodh edhe me profesionistët shëndetësorë, dukuri shqetësuese që po ndodh në vendin tonë.

Lidhur me ikjen e mjekëve, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, njëherësh anëtar i Komisionit për Shëndetësi, thotë për Gazeta Blic se situata është e keqe, derisa tregon arsyet pse ata po ikin nga Kosova.

“Realisht, kjo është një situatë e keqe për shëndetësinë. Arsyeja e ikjes është e ndryshme, kryesisht janë kushtet e punës, pastaj listojnë pagat e ulëta, pastaj papunësi dhe shkollimi joadekuat në specializim. Specialistët ikin për pagë më të mirë, për shkak se paga nuk është fort në nivel të duhur dhe kushtet e punës nuk janë si duhet. Mendoj se e njëjta gjë është edhe me infermierët”, thekson deputeti.

Dreshaj sugjeron që Ministria e Shëndetësisë të marrë hapa konkretë për të parandaluar këtë dukuri, dhe jo të bëhet shaka, që kur është nevoja mantelbardhët të shihen si heronj, e më pas të harrohen.

“Që kjo punë të rregullohet, Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë hapa konkretë në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, përmirësimit të infrastrukturës, pastaj kemi paga jo si duhet, të mos bëhet hajgare, ku deri më dje mjekët dhe infermierët mjekët dhe infermierët kanë qenë heronj gjatë pandemisë, ndërsa tani kur përfundoi pandemia i kemi harruar krejt”, thotë ai për Gazeta Blic.
Sipas tij, qeveria deri më tash qeveri ka bërë shumë pak për këtë kategori.

Ai shton se rreziku është permanent, ku për 3 muaj nga Kosova janë larguar 104 mjekë.

“Ky rrezik është permanent dhe kur e përmendim faktin se 104 mjekë e kanë lëshuar Kosovën në tre muajt e fundit, atëherë me të vërtetë duhet të mendojë kjo qeveri më ndryshe lidhur me krijimin e kushteve, që këta ta kryejnë punën e vetë për çka janë edukuar dhe të punojnë në vend”, deklaron deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Ndërsa, ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, njëherësh anëtar i kryesisë së LDK-së, thotë për Gazeta Blic se ka kohë që sistemi shëndetësor është në gjendje para kolapsi.

“Sistemi shëndetësor i Kosovës ka kohë që është në një gjendje para kolapsi. Ka mosbesim të madh ndaj sistemit jo vetëm nga pacientët, por edhe nga vetë profesionistët shëndetësorë, kjo e bën situatën edhe më të rëndë dhe më shqetësuese”, shprehet ai.

Rugova vlerëson se zyrtarët që menaxhojnë shëndetësinë e Kosovës nuk dinë si ta menaxhojnë e të gjejnë zgjidhje.

“Zyrtarët kompetentë që menaxhojnë me shëndetësinë kosovare nuk e kanë prioritet normalizimin e gjendjes dhe as nuk kanë sens dhe ide menaxhimi se si të gjejnë zgjidhje racionale për parandalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit”, potencon ai për Gazeta Blic.

Ish deputeti shqetësuese e sheh edhe çështjen e anesteziologëve, ku thotë se SHSKUK ka nevojë për dhjetëra të tillë, por që ata po e lëshojnë Kosovën dhe se me këtë trend, do të ketë vështirë të funksionimit të shumë reparteve e klinikave.

“Është tejet shqetësuese çështja e anesteziologëve. Aktualisht SHSKUK ka nevojë për dhjetëra anesteziologë, e keqja është se ata po e lëshojnë Kosovën, edhe sektori privat ka mungesa enorme të këtij profili specialistik. Ky trend i ikjes shumë shpejt do ta sjell në vështirësi serioze funksionimin e shumë reparteve dhe klinikave, veprimtaria e të cilave varet nga klinika e anesteziologjisë”, shton ai.

Rugova thotë se gjendja është më tepër se alarmuese dhe duhet shqetësuar të gjithë, pasi sistemi shëndetësor në profil specialistik është rrezikuar dhe se duhet ndërmarrë veprime konkrete parandaluese.

“Sistemi shëndetësor në sektorin publik në këtë profil specialistik vetëm se është rrezikuar. Ky trend nëse nuk parandalohet me veprime konkrete parandaluese, do ta vë në pikëpyetje funksionimin normal të shumë profileve specialistike në nivelin sekondar dhe terciar. Ky trend duhet të na shqetësojë të gjithëve. Është më tepër se alarm”, deklaron Naser Rugova.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë