Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘‘Situata është e qartë’’, Cakolli: Kryeministri e ministrat s’mund ta marrin mandatin e deputetit pa dhënë dorëheqje nga pozitat tjera

31/07/2026 - 18:42
në Lajme
A A
‘‘Situata është e qartë’’, Cakolli: Kryeministri e ministrat s’mund ta marrin mandatin e deputetit pa dhënë dorëheqje nga pozitat tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë qartësi jo vetëm për mbajtjen e seancës konstituive më 6 gusht, por edhe për rendin e ditës së saj.

Cakolli, u shpreh se Gjykata Kushtetuese tashmë e ka ngritur në nivel kushtetues edhe çështjen e rendit të ditës, duke e bërë të qartë mënyrën se si duhet të zhvillohet seanca.

“Në fakt tashmë Gjykata Kushtetuese e ka ngritur në nivel kushtetues edhe rendin e ditës tashmë është e qartë se seanca më 6 gusht është e qartë edhe rendi i ditës paralelisht me krijimin e atij komisionit për verifikimin e mandateve i cili ndonëse mund të ketë cështje që mund të ngritën në kuadër të tij për shkak se në kuptim kushtetues ndodhemi në situatën e ngjashme siç kemi qenë në shkurt të vitit 2025 ku kemi një kryeministër në detyrë dhe ministra në detyrë të cilët njëkohësisht janë certifikuar për të qenë deputetë dhe mbetet të shihet se si do të veprohet në këtë drejtim sa i përket çështjes së dhënies formale të dorëheqjes sepse të njëjtit nuk mund të ushtrojnë dy mandate”, u shpreh Cakolli në RtvDukagjini.

Sipas Cakollit, paralelisht me zhvillimin e seancës do të krijohet edhe komisioni për verifikimin e mandateve, megjithëse në kuadër të tij mund të ngrihen çështje të caktuara që lidhen me statusin e kryeministrit dhe ministrave në detyrë.

Ai theksoi se situata aktuale është e ngjashme me atë të shkurtit të vitit 2025, pasi ekziston një kryeministër në detyrë dhe ministra në detyrë që janë certifikuar njëkohësisht edhe si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Situata në kuptim të ligjit për Qeverinë dhe ligjit për zgjedhjet përkatësisht rregulloren e punës së Kuvendit është e qartë që ministrat që janë në detyrë, përkatësisht edhe kryeministri në detyrë nuk mund të marrin mandatin e të qenit deputetë pa dhënë dorëheqje formale nga pozitat e tjera”, u shpreh Cakolli.

JU REKOMANDOJMË

Maloku: LDK-ja ka shans të hyjë në aleancë me Vetëvendosjen, dilema mbetet presidenti

Maloku: LDK-ja ka shans të hyjë në aleancë me Vetëvendosjen, dilema mbetet presidenti
31/07/2026 - 18:24

Profesori, Fadil Maloku, vlerëson se përfundimi i Kuvendit të LDK-së ishte pozitiv për partinë, ndërsa ka vlerësuar se sfida kryesore tani mbetet aftësia e liderit Lumir Abdixhiku për...

Më shumëDetails

Kurti emëron Agron Limanin në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur, zëvendëson Andin Hotin

Kurti emëron Agron Limanin në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur, zëvendëson Andin Hotin
31/07/2026 - 18:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Limanin në pozitën e Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-ministrin...

Më shumëDetails

BSPK zbarkon për inspektim në KEK, punëtorët iu ankohen për kushte të këqija të punës

BSPK zbarkon për inspektim në KEK, punëtorët iu ankohen për kushte të këqija të punës
31/07/2026 - 17:55

Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli i shoqëruar nga Kreu i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës, Avni Grajçevci, kanë vizituar sot Termocentralin Kosova A dhe Kosova B dhe fabrikën...

Më shumëDetails

Zjarri te Rruga B në Prishtinë pa të lënduar, Policia jep detaje

Zjarri te Rruga B në Prishtinë pa të lënduar, Policia jep detaje
31/07/2026 - 17:51

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka thënë se s’ka persona të lënduar nga zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën B në Prishtinë....

Më shumëDetails

STOP/ Rihanna “e nxehtë” në fotosesion e ri

STOP/ Rihanna “e nxehtë” në fotosesion e ri
31/07/2026 - 16:51

Rihanna ka pozuar për kompaninë e saj, Fenty, dhe duket më e zjarrtë se kurrë. Artistja zbuloi koleksionin e ri të të brendshmëve seksi, duke pozuar pranë shenjave...

Më shumëDetails

Vendimet e Kuvendit të LDK-së: Grupi Parlamentar obligohet të respektojë vendimet e partisë

Vendimet e Kuvendit të LDK-së: Grupi Parlamentar obligohet të respektojë vendimet e partisë
31/07/2026 - 16:36

Kuvendi i partisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nxjerrë disa vendime, të cilët i kanë bërë publik sot. Në pikën e parë, Kuvendi thotë: “Kuvendi përcakton si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë