Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shifra alarmante: Mbi 600 infermierë largohen nga Kosova për 10 muaj

24/10/2022 - 20:51
në Kryesore, Lajme
A A
Shifra alarmante: Mbi 600 infermierë largohen nga Kosova për 10 muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kushtet jo të mira të punës, e paga e ulët po shtyjnë infermierët të lënë vendet e tyre të punës në Kosovë, e të ia mësyjnë shteteve evropiane. Sipas Odës së Infermierëve, për rreth 10 muaj, mbi 600 infermierë janë larguar nga institucionet shëndetësore, derisa thonë se kjo duhet të jetë shqetësuese për institucionet përgjegjësePranvera Ilazi, e cila ka përfunduar shkollën e mesme të infermierisë, po kompleton dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar për vizë gjermane.

Ajo thotë se kushtet jo të mira për punën e infermierit në institucionet shëndetësore, e kanë shtyrë të shikojë mundësitë jashtë kufijve të Kosovës.“Shkaku kryesor është për shkak të kushteve jo të mira në Kosovë, normal që për këtë arsye si unë edhe çdo kush tjetër dëshiron me dal jashtë vendit, d.m.th arsyeja kryesore është për kushte më të mira dhe një jetesë më të mirë”, ka thënë Pranvera Ilazi – qytetare.

Rrugë të njëjtë sikur Pranvera, ka zgjedhur të marr edhe një e diplomuar në infermieri, nga komuna e Gjilanit. Ajo nuk ka dashur të identifikohet teksa ka treguar se për 1 vit ka punuar, infermiere në qendrën e vaksinimit kundër COVID-19.Pas përfundimit të kontratës aty, ajo disa herë ka aplikuar në konkurse në këtë komunë, por nuk është pranuar.

“Kam aplikuar në disa konkurse, por infermierët kanë qenë të punësuar, edhe para konkursit, është një gjë shumë e rëndë për me thënë, por jo është e vërteta në vendin tonë. Ky vend zgjidhjen e vetme që po na ofron është largimi nga këtu, dhe kërkimi i mundësive të reja dhe më të mira në shtetet perëndimore”, ka thënë N.N – ish-infermiere.Një ditë më parë, Sindikata e Punëtorëve shëndetësorë të QKUK-së, ngriti shqetësime për ikjen e vazhdueshme të infermierëve. Përmes një njoftimi në Facebook, ata kanë thënë se vitin tjetër parashihet që rreth 1 mijë e 500 infermierë të largohen nga vendi, drejt shteteve evropiane.

E në Odën e Infermierëve të Kosovës, thonë se ikja e këtij kuadri është shqetësuese, derisa thonë se këtë vit mbi 600 infermierë kanë lënë vendet e tyre të punës.“Është me të vërtetë shqetësuese, ikja e infermierëve nga Kosova, pavarësisht se kemi numër shumë të madh të infermierëve, kjo është brengosëse për neve si Odë, por duhet të jetë brengosëse edhe për institucionet përgjegjëse”, ka thënë Naser Rrustemaj – Kryetar i Odës në Infermierëve.

Rrustemaj shton se pavarësisht kërkesave që kanë drejtuar, asnjë prej tyre nuk është marr parasysh deri më tash.Një ndër spitalet rajonale që ka mungesë të stafit, është edhe ai i Gjakovës. Përfaqësues të këtij institucioni kanë treguar se përkundër që kanë rreth 350 infermierë, ata nuk janë të mjaftueshëm për të mbuluar kërkesat.

Por, mungesë të infermierëve nuk kanë edhe në spitalin e Gjilanit. Drejtori Ekzekutiv në këtë Spital, Arsim Emini, ka thënë se përkundër që një numër i personelit është larguar jashtë Kosove, ata kanë shkuar për shkak se atje kanë pasur anëtarë tjerë të familjes./Insajder

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë