Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sizmologu Mustafa: Tërmeti si në Turqi nuk ndodh në Kosovë, jemi larg pllakave tektonike

06/02/2023 - 12:47
në Kryesore, Lajme
A A
Sizmologu Mustafa: Tërmeti si në Turqi nuk ndodh në Kosovë, jemi larg pllakave tektonike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sizmologu Shemsi Mustafa thotë se në Kosovë dhe në vendet përreth nuk ekziston mundësia që të bie një tërmet i ngjashëm si në Turqi e Siri, i cili la të vdekur mbi 1 mijë persona e mijëra të tjerë të lënduar. Mustafa thotë se Kosova është larg nga Turqia dhe nuk ka rrezik për tërmete katastrofike sepse vendi ynë ndodhet më larg pllakave tektonike. Ai thotë se Kosova është më mirë në aspektin sizmik.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit me epiqendër afër qytetit Gaziantep, që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e sotëm shkaktoi tronditje të madhe për botën.

Sizmologu Shemsi Mustafa, tregoi për Gazetën Express se tërmeti u shkaktua si rezultat i lëvizjes së pllakave tektonike dhe kjo zonë është e nxehtë në aspektin e tërmeteve.

“Një tërmet i përmasave të tilla në territorin e Kosovës dhe përreth nuk do të ndodh. Aktiviteti sizmik dhe aktiviteti tektonik dallon me zonën që ka ndodh tërmeti në Turqi që goditi sot, që faktikisht krijoi qindra viktima. Por, mund të rritet numri sepse bazuar në gradën dhe energjinë e liruar të këtij tërmeti mund të rritet numri i viktimave në një shifër shumë të madhe. Tërmeti në fjalë ka ndodh si rezultat i lëvizjeve të pllakave tektonike të Euroazisë dhë Afrikës, tektonika në rajonin përreth të këtij tërmeti është relativisht komplekse, pllaka e Afrikës i nënshtrohet pllakës së Euroazisë dhe kjo ka ndodh edhe në të kaluarën që ka qenë një zonë sizmike shumë e nxehtë në aspektin e tërmeteve”, tha Mustafa për Express.

Ai tha se tërmeti i sotëm është ndër tërmetet më të fuqishme që kanë ndodhur në atë zonë ndër vite.

“Tërmeti që ka godit sot është ndër tërmetet më të fuqishme të kësaj zone, pra në të kaluarën nuk është goditë me tërmet kaq të fuqishëm. Tërmeti më i fuqishëm ka qenë në vitin 1999, tërmeti i Izmirit me një magnitudë 7.6 shkallë të Rihterit dhe që sa rrezikohen zonat përreth”, u shpreh Mustafa.

Gjatë bisedës, sizmologu Mustafa tha se harta e rrezikut siezmik e përcakton se Kosova mund të goditet çdo pesë vite nga tërmetet, me magnitudë prej 5.0.

“Ne jemi në afërsi të kontaktit të pllakave, kontakti i pllakave kalon nëpër krejt, Shqipëria është shumë afër, kurse Greqia është buzë këtij kontakti dhe duke u bazuar në ngjarjet sizmike, është një zonë me rrezik fizik të lartë. Nuk ka pajisje që cakton një tërmet të pritshëm. Por, bazuar në katalogun historik dhe hartën e rrezikut, në vitin 2009 kemi precizu hartën e rrezikut dhe e jep qartë së cilat zona mund të goditen. Harta e rrezikut sizmik e jep që çdo 5 vite mund të goditet Kosova me një magnitudë prej 5.0 shkallë të Rihterit”, u shpreh ai.

Ai tha se Kosova mund të goditet nga tërmete të fuqishme por jo katastrofike. Gjithashtu tregoi edhe zonat e Kosovës që janë në rrezik më të madh nga tërmetet.

“Ne i patëm tri tërmete në vitet 2002, 2010 dhe 2013, termetin e Vushtrisë, Gjilanit dhe Istogut. Bazuar në hartën e rrezikut siezmik, territori i Kosovës mund të goditet me tërmete të fuqishme, jo katasrofike, por të fuqishme nga 6.1-6.5 shkallë të Rihetrit në zonat me rrezik më lartë. Siç dihet me rrezik më të lartë janë zona veriore e Kosovës, zona perëndimore duke filluar në veri-perëndim nga Istogu në jugperëndim në Prizren dhe pjesa jugore dhe juglindore që është Ferizaj, Viti, Gjilan. Sa i përket tërmetit në Turqi, në distancë jemi larg, nuk ka vend për panik”, tha Mustafa për Express.

Por, sizmologu Mustafa tha se Kosova është më mirë në aspektin sizmik sepse ndodhet më larg pllakave tektonike.

“Nuk ka një rrezik të lartë siç e kanë vendet e tjera që janë shumë afër pllakave të kontaktit, siç është Greqia, Turqia një pjesë e Shqipërisë, Italia etj. Çdo zonë që është më afër kontaktit të pllakave është rreziku më i lartë, kurse ne jemi pak më mirë në aspektin sizmik”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë