Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

10/07/2025 - 08:40
në Kryesore, Lajme
A A
“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në episodin e tretë të “Brenda Laptopit të Bllacës”, emisioni Debat Plus ka publikuar fakte tronditëse për aktivitetin e Nazim Bllacës, ish-dëshmitarit të mbrojtur të EULEX-it, gjatë kohës kur ai ndodhej në burg.

Sipas dokumenteve dhe incizimeve audio të prezantuara, Bllaca jo vetëm që kishte në dispozicion një laptop brenda qelisë në burgun e Dubravës, por edhe kryente komunikime të shumta me zyrtarë të EULEX-it, Serbisë dhe persona të tretë.

Në një prej komunikimeve të vitit 2007, Bllaca i drejtohet një zyrtari serb me mbiemrin Gjinoviq duke thënë: “Une­ Djinovič­Radosavljevič planin, deshmitarin që u kan në vendin e ngjarjes. Çfarë kushte duhen une ja tregoj veq kur te lirohem dhe kur te takohem bashk me këta dy. Te fala Djinoviç une qysh te kam than 2007 dëshmia jem eshte vertetu deri tash. Une ju shti ne kete proces nuk ka shqiptar qe I hyn kesaj pune . Une ju shti ne kete proces dhe shkojm deri ne fund”.

Për më tepër, në një dokument Word të gjetur në laptopin e tij, gjendet një listë me 20 emra të shqiptarëve që, sipas tij, janë zhdukur në vitin 1998 – një material që ai pretendon se e posedon dhe e përdor në komunikime që ndërlidhen me krime lufte.

Skandalet nuk mbarojnë këtu. Në një bisedë të incizuar, Bllaca përmend se një person ka dëshmuar “pa shpërblim”, e të cilit Bllaca thotë se është duke i ndihmuar.

Në mes tjerash, e përmend edhe Gjykatën Speciale.

“Këta si lëshon vec ti vete këta, unë jam tu e mbështetë këta se njeh kërkush mrena në organizatën time.. unë jam tuj punu edhe shlirë kallxoj atina, jam tu punu natë ditë në at pikë nuk lëshoj pe hic unë. U ardh erifi ka dëshmu pa kurnifar shpërblimi, u kanë shtirë me ju nejtë këtyne karshi. Dëshmia e tij u kanë stub. Takov ti me ata e kur takohesh tani qilet pak. Jam nxon me qët gjykatën speciale deri ta formoj. Këta janë tu ja maru vet vetes tabutin ama me drrasa të forta. Ajo gjykata nuk themelohet as për ty as për mu, na jena të vogël nuk jena kërkuashi unë e ti. Kush është themeluesi i burgjeve në UCK ai është i pari”.

Në një tjetër deklaratë të rëndë, ai përmend manipulimin e provave:

“Me eshna, me dy eshna lëshona prej Bellanikt teposhtë, s’ka lidhje a janë të njerit a të qenit – ia mushi mendjen unë që janë të njerit.”

Po ashtu, në biseda të tjera, Bllaca lë të kuptohet se janë bërë pazare për t’i “hequr letra” dikujt, në mënyrë që më pas “të futet në pazar”.

Madje, përmendet edhe emri i Adem Salihajt, për të cilin Bllaca vetë pretendon se ka marrë pjesë në atentat ndaj tij.

JU REKOMANDOJMË

Emilja Rexhepi flet pas takimit me Kurtin, tregon se çka biseduan
Lajme

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres

28/08/2025 - 16:46
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Kryesore

Ish-deputeti i LVV-së: ‘Loja me qytetarin po vazhdon, Listën Serbe e kuptoj por jo atë të shqiptarëve’

28/08/2025 - 16:28
Arrestimi i çiftit për spiunazh- çfarë informacione dyshohet se kanë shpërndarë?
Lajme

Arrestimi i çiftit për spiunazh- çfarë informacione dyshohet se kanë shpërndarë?

28/08/2025 - 16:11
Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak
Lajme

Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

28/08/2025 - 15:59
Albulena Haxhiu e përfundon mandatin pa e zgjidhur rastin e Astrit Deharit
Lajme

Albulena Haxhiu e përfundon mandatin pa e zgjidhur rastin e Astrit Deharit

28/08/2025 - 15:56
Një libër e shumë artikuj me qëllim për të kriminalizuar shqiptarët, profili i maqedonases Jana Arsovska, bashkautorës së Bashës
Kryesore

Një libër e shumë artikuj me qëllim për të kriminalizuar shqiptarët, profili i maqedonases Jana Arsovska, bashkautorës së Bashës

28/08/2025 - 15:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Lidhje direkte me Vuçiqin dhe Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”: Eksperti kroat flet për rastin e spiunazhit në Kroaci

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë