Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

04/09/2026 - 18:27
në Lajme
A A
S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndalur përcaktimin e çmimit maksimal për derivatet e naftës, duke i hapur rrugë rikthimit të çmimeve të tregut në pikat e shitjes në Kosovë.

Vendimi vjen pas një periudhe të zgjatur të rregullimit të çmimeve pas luftës së Lindjes së Mesme, përmes së cilës MINT-i kishte përcaktuar çmimet maksimale për derivatet e naftës në vend.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se baza ligjore parashikon që çmimi maksimal të përcaktohet për një periudhë deri në 90 ditë, ndërsa ministria e kishte zgjatur këtë periudhë deri në 150 ditë.

Sipas saj, gjatë periudhës së rregullimit të çmimeve, operatorët ekonomikë nuk kanë realizuar domosdoshmërisht fitime të larta, pasi në periudha të caktuara kanë operuar me marzha minimale, madje edhe pa fitim.

Me përfundimin e kësaj mase, çmimi i derivateve do të përcaktohet tashmë nga vetë tregu. Kompanitë do të kenë mundësi t’i përshtatin çmimet në bazë të kostos së importit, sasisë së derivateve të importuara dhe marzhës që përcaktojnë për shitje.

Sipas ministres në detyrë, çmimet do të jenë rezultat i kushteve të tregut, ndërsa roli i ministrisë do të jetë monitorimi i lëvizjeve të tyre.

“Udhëzimi administrativ e përcakton që çmimi mund të përcaktohet deri në 90 ditë, ne kemi vazhduar deri në 150 ditë. Këtu dua t’i falënderoj edhe përfaqësuesit e operatorëve, për shkak se ka pasur në njëfarë forme një mirëkuptim, se gjatë gjithë kësaj periudhe, përkundër se mund të mendohet se operatorët ekonomikë apo naftarët kanë pasur fitime, ata kanë operuar me marzhë minimale ose pa fitim fare në një periudhë të caktuar kohore kur maskohej. Ne tashmë, sipas bazës ligjore, prej ditës së sotme, e kemi ndalur përcaktimin e çmimit maksimal. Në ditët në vijim do të bëjmë një monitorim të afërt të çmimit. I kemi njoftuar, kemi pasur takim edhe me shoqatën e naftarëve, përfaqësuesit e importuesve më të mëdhenj. Është çmimi i tregut, po, është çmimi i tregut sipas sasisë së importuar dhe marzhës që ata e përcaktojnë. Por, kjo është nën monitorim të afërt, ne jemi dashur ta kemi këtë hapësirë kohore, në të cilën e bëjmë një pauzë nga përcaktimi”, deklaron ajo.

JU REKOMANDOJMË

Tërnava i drejtohet PSRK’së për dokumentin e Shehollit ku thuhet se “BIK është nën kontroll të BIA”

Tërnava i drejtohet PSRK’së për dokumentin e Shehollit ku thuhet se “BIK është nën kontroll të BIA”
04/09/2026 - 18:59

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka njoftuar se është drejtuar me një kërkesë zyrtare Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zbardhjen e plotë të çështjes së dokumentit...

Më shumëDetails

Aktakuza e Prokurorisë Speciale: Ja si u planifikua nga shteti serb sulmi ndaj familjes Jashari në mars 1998

Aktakuza e Prokurorisë Speciale: Ja si u planifikua nga shteti serb sulmi ndaj familjes Jashari në mars 1998
04/09/2026 - 18:37

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 personave për sulmin në lagjen Jashari në mars të vitit 1998, nën dyshimin e veprës penale Krime...

Më shumëDetails

EKSKLUZIVE: Këta janë emrat e 35 të pandehurve për krime lufte ndaj Jasharëve në Prekaz më 1998

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
04/09/2026 - 18:04

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj 35 të pandehurve, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, lidhur...

Më shumëDetails

Gucati paralajmëron ‘revoltë qytetare’: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq

Gucati paralajmëron ‘revoltë qytetare’: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq
04/09/2026 - 17:34

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar protesta të mëdha në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në...

Më shumëDetails

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij
04/09/2026 - 17:07

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se nuk planifikon të takohet me kreun e LVV-së, Albin Kurti. Megjithatë, ai thotë se do të takohej me të në...

Më shumëDetails

KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

KEDS dhe KESCO po importojnë energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë
04/09/2026 - 16:50

KEDS ka publikuar orarin e reduktimeve për shkak të punimeve nga data 5 shtator deri me atën 8 shtator. 05.09.2026 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • 5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “S’di qysh kom me vazhdu…”, motra e Laurentit me fjalë rrëqethëse pas varrimit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ta shohim kush po manipulon” – Mehmetaj bën testin për substanca narkotike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë