Kujdesi për një ambient të pastër është synim e gjitha vendeve bashkëkohore, por që fatkeqësisht ka persona që nuk kujdesen për një ambent të pastër.
Shpesh biznese të caktuara hudhin mbetje e mbeturina të ndryshme në vende të padestinuara për to, në mënyrë që t’iu ikin pagesave për asgjësim të gjërave.
Sot, inspektorja e drejtorisë së Inspeksionit të komunës së Mitrovicës, Kimete Berisha i ka shqiptuar gjobë një thertoreje në Mitrovicë, për shkak të derdhjes së gjakut të mbetjeve të kafshëve në lumin Sitnica, raporton Veriu.info.
Në këto video shihen pamje nga derdhja e gjakut të mbetjeve të kafshëve në lumin Sitnica./Veriu.info











