Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’ka procedurë penale për posterët me thirrje kundër shqiptarëve në Krushevc

21/07/2026 - 18:14
në Lajme
A A
S’ka procedurë penale për posterët me thirrje kundër shqiptarëve në Krushevc
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc, në Serbinë qendrore, ka konstatuar se nuk ka elemente për fillimin e procedurës penale sipas detyrës zyrtare lidhur me posterët me mbishkrimin: “Kujto Gazimestanin, mos blini te shqiptarët”.

Ky poster u shfaq në fillim të korrikut pranë një furre buke në këtë qytet në Serbi, pronari i së cilës është shqiptar.

Siç thuhet në përgjigjen e kësaj prokurorie për Radion Evropa e Lirë, policia në Krushevc inspektoi furrat e bukës dhe zonat përreth tyre në Krushevc, për të cilat dihej se ishin në pronësi të shqiptarëve.

“Gjatë këtij veprimi u konstatua se në një shtyllë, pranë një furre buke në pronësi të T.I. nga Krushevci, ishte ngjitur një ngjitëse me mbishkrimin: ‘Kujto Gazimestanin, mos blini te shqiptarët’. Zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë në Krushevc zhvilluan një bisedë me T.I. Pas analizës së informatave të mbledhura, Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc arriti në përfundimin se nuk ka elemente për fillimin e procedurës penale për asnjë vepër që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen dërguar REL-it më 21 korrik.

Qyteti i Krushevcit, në Serbinë qendrore, më herët kishte dënuar çdo formë të thirrjes për diskriminim, përhapjes së urrejtjes dhe nxitjes së përçarjeve mes njerëzve, lidhur me posterin me përmbajtje të papërshtatshme dhe diskriminuese, të vendosur në një hapësirë publike nga një person i panjohur.

Në njoftimin e autoriteteve lokale u tha se Krushevci ka qenë gjithmonë një qytet i sigurt për të gjithë ata që kanë lindur aty, por edhe një qytet mikpritës për të gjithë ata që kanë ardhur për të jetuar, punuar ose vizituar atë.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje organeve kompetente shtetërore që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të zbuluar sa më shpejt autorin, për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të ndriçuar motivet e një veprimi të tillë.

Policia e Kosovës, më 28 qershor, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan afër Prishtinës, ndaloi 37 persona, ndërsa 36 prej tyre u proceduan para gjykatës. Shumica ishin shtetas të Serbisë dhe vendeve të rajonit.

Atyre iu shqiptua masa e dëbimit dhe ndalimi i hyrjes në Kosovë për tre vjet, si dhe gjoba, për shkak se brohoritën “Kosova është Serbi” duke ngritur tre gishta. Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këto konsiderohen mesazhe nacionaliste. /REL

JU REKOMANDOJMË

Policia austriake paralajmëron tifozët e Kosovës para përballjes me Austrinë: Kontrolle dhe gjoba

Policia austriake paralajmëron tifozët e Kosovës para përballjes me Austrinë: Kontrolle dhe gjoba
26/09/2026 - 10:52

Kosova nesër do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës B të “Nations League”, ku “Dardanët” do të përballen me Austrinë në Vjenë. Ndeshja, e cila...

Më shumëDetails

Sulmi me th*kë te “Fer Petrol” në Skenderaj përfundon me paraburgim – dy të dyshuarit vetëdorëzohen

Sulmi me th*kë te “Fer Petrol” në Skenderaj përfundon me paraburgim – dy të dyshuarit vetëdorëzohen
26/09/2026 - 10:19

Dy persona të dyshuar për një rast të rëndë të ndodhur më 20 shtator në Skenderaj janë vetëdorëzuar dhe tashmë ndodhen në paraburgim, pasi ndaj tyre po zhvillohen...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Kurti: Kosova humbi mbi 40 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend
26/09/2026 - 09:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi ka humbur mundësinë për të përfituar mbi 40 milionë euro nga Bashkimi Evropian, si pasojë e mosmiratimit të ligjeve...

Më shumëDetails

Protesta dje në disa komuna të Kosovës, sonte Prishtina për të 11-tën natë

Protesta dje në disa komuna të Kosovës, sonte Prishtina për të 11-tën natë
26/09/2026 - 09:09

As shiu nuk i ndali qytetarët që dje dolën në rrugë në disa komuna të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve...

Më shumëDetails

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
26/09/2026 - 00:49

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Danimarkës për avancimin e statusit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë një takimi lamtumirës me ambasadorin jo...

Më shumëDetails

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
25/09/2026 - 23:04

Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së dhe debateve për themelimin e Gjykatës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Apetit Group sqaron situatën lidhur me ngarkesat me mish nga Brazili

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë