Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

08/01/2026 - 16:49
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të një hulumtimi për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin është gjobitur me pesë (5) mijë euro IPSh (Institucioni Privat Shëndetësor) “Elab Kosova Sh.P.K.”.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info, Inspektorati i Shëndetësisë ka gjetur se laboratori “Elab Kosova Sh.P.K.” nga data 20 shkurt 2025 deri më 16 prill 2025 ka punuar pa licencë për ushtrimin e veprimtarisë, më saktësisht me licencë të skaduar, gjë që është rreptësisht e ndaluar.

Po ashtu është zbuluar se ‘teknologu’ Alban Ukmata ka punuar kundërligjshëm, pasi i njëjti nuk është i lajmëruar në DLA (Divizionin për Licencim dhe Akreditim) si personel në këtë institucion privat shëndetësor, raporton Veriu.info.

Në raportin e inspektimit të Inspektorëve Shëndetësorë konstatohet se “Elab Kosova Sh.P.K.” ka ofruar shërbime shëndetësore laboratorike biokimike hematologjike për 478 pacientë pa poseduar licencë për ushtrimin e veprimtarisë.

Skandali i “Elab Kosova Sh.P.K.” nuk përfundon me kaq, pasi që ky laborator ka kryer shërbime laboratorike mikrobiologjike pa licencë për 705 pacientë.

Inspektorati Shëndetësor ka gjetur se laboratori “Elab Kosova Sh.P.K.” në raportet e analizave laboratorike biokimike hematologjike të pacientëve V.B.F, J.Q.R. dhe D.G. nuk kishte nënshkrim apo faksimil të specialistit që i validon ato.

Tutje, në raport përshkruhet se si “Elab Kosova Sh.P.K.” ka ofruar si shërbime testet laboratorike për detektimin e infeksionit me Hepatit B, Hepatit C dhe testet e laboratorike për detektimin e infeksionit HIV, edhe pse laboratori nuk kishte pasur licencë për këto shërbime.

Në faqen 6 të raportit thuhet se në fund të inspektimit laboratorit “Elab Kosova Sh.P.K.” i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë shëndetësore deri në pajisjen me licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu i është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë Alban Ukmatës deri në lajmërim dhe licencim si personel në DLA, sikundër që është ndaluar ofrimi i shërbimeve të palicencuara të analizave për detektimin e Hepatit B, Hepatit C dhe HIV.

Inspektorët shëndetësor kanë gjetur se laboratori “Elab Kosova Sh.P.K.” nuk e ka të kompletuar Antishok terapinë, e cila është e domosdoshme për jetën e pacientëve në rast se gjërat komplikohen gjatë ofrimit të shërbimeve.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovë ky laborator figuron nën pronësinë e “Elab fulya tibbi tahlil laborator hizmetleri anonim sirketi”, kompani laboratorike kjo me bazë në Turqi ku si drejtoreshë figuron Pinar Er, e cila në publik prezantohet si pronare e kompanisë.

Veriu.info u ka drejtuar pyetje dy ditë më parë “Elab Kosova Sh.P.K.” lidhur me të gjeturat e Inspektoratit Shëndetësor, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka pranuar përgjigje.

LEXONI EDHE:

Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)

Ambulancë pa licencë, staf ilegal dhe Antishok terapi gjysmake – skandali i “Dental Care” në Prishtinë (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Arifi: Kur jeton prej tradhtisë, s’ke çare pa e shiju tradhtinë

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
05/03/2026 - 14:40

Ish – diplomati, Avni Arifi situatën aktuale politike mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani e ka përshkruar me një thënie angleze, që në shqip përshkruhet me...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Presidenca e zbuloi se Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa ishte në tavolinë me ne, s’shoh arsye për t’u takuar më

Abdixhiku: Presidenca e zbuloi se Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa ishte në tavolinë me ne, s’shoh arsye për t’u takuar më
05/03/2026 - 14:35

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë sot se s’do të ketë më takime me Albin Kurtin për çështjen e presidentit, meqë procesi është kompromentuar....

Më shumëDetails

Momenti kur F-35’shi izraelit rrëzon aeroplanin luftarak iranian mbi Teheran

Momenti kur F-35’shi izraelit rrëzon aeroplanin luftarak iranian mbi Teheran
05/03/2026 - 14:29

Një aeroplan luftarak F-35I i Forcave Ajrore Izraelite rrëzoi një aeroplan luftarak iranian të tipit Yak-130, prodhim rus, mbi Teheran të mërkurën. Incidenti shënoi gjithashtu herën e parë...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së: Është fyese që kategoritë e luftës u lanë jashtë seancës solemne për Epopenë

OVL e UÇK-së dënon ashpër vendimin e Hagës që refuzon provat për krimet serbe
05/03/2026 - 14:11

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas mosftesës së përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta në seancën solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës...

Më shumëDetails

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja
05/03/2026 - 14:07

Pallati Golestan, një nga toponimet kulturore të Teheranit nën mbrojtje të UNESCO-s, është dëmtuar rëndë në sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj kryeqytetit të Iranit. Dritaret,...

Më shumëDetails

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare
05/03/2026 - 13:40

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President të shtetit. Kështu tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë