Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

13/01/2026 - 16:09
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë për riinspektim sipas të cilit është mbyllur Njësia e Sterilizimit në United Hospital, spital privat i themeluar nga kirurgu Fatos Kojqiqi.

Sipas këtij raporti shumëfaqësh të Inspektoratit Shëndetësor, problemi kishte nisur rreth gjashtë muaj më herët, kur një infermiere – që ishte e vetmja e licencuar për punë në njësinë e sterilizimit – kishte dhënë dorëheqje. Megjithatë, spitali nuk e kishte larguar atë nga sistemi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë.

Arsyeja ishte e qartë: pa këtë infermiere të regjistruar në sistem, njësia e sterilizimit nuk do të mund të funksiononte. Infermierja ishte ankuar në Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa Inspektorati e kishte paralajmëruar disa herë spitalin që ta largonte nga sistemi.

Pavarësisht paralajmërimeve kjo prapë nuk kishte ndodhur.

Veriu.info ka siguruar edhe e-mailet përmes të cilave infermierja ishte ankuar, por kot. Halli i saj nuk po zgjidhej, e nga kjo situatë po vazhdonte të përfitonte padrejtësisht spital privat i Fatos Kojqiqit.

Megjithatë, përfundimisht në janar 2025, Inspektorati Shëndetësor ndërhyri me anë të një ri-inspektimi, duke konstatuar se United Hospital po vepronte kundërligjshëm duke e mbajtur peng në sistem infermieren Ema Latifi, e cila kishte dhënë dorëheqje gjashtë muaj më parë.

Me këtë rast Inspektorati mbylli Njësinë e Sterilizimit në United Hospital, duke e shoqëruar vendimin edhe me gjobë ndaj këtij spitali.

Veriu.info ka siguruar shkresat zyrtare të kësaj lënde, procesverbalin e inspektimit, si dhe fotografitë nga terreni që dokumentojnë mbylljen e njësisë së sterilizimit.

Ne kemi dërguar pyetje në spitalin e Fatos Kojqiqit më 5 janar, por akoma nuk kemi marrë përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Për më shumë detaje mund ta shihni videon më poshtë dhe nën të dokumentet lidhur me këtë çështje:

LEXO EDHE:

Skandal: “Zoe Clinic” e Turkishajt dhe Islamajt ofronte terapi pa licencë për fëmijë, Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu veprimtarinë (Dokument)

Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)

Ambulancë pa licencë, staf ilegal dhe Antishok terapi gjysmake – skandali i “Dental Care” në Prishtinë (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Kurti në kazermën “Adem Jashari: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj

Kurti në kazermën “Adem Jashari: Populli e ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj
05/03/2026 - 13:00

Kryeministri Albin Kurti nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së tha se populli ka UÇK-në e UÇK-ja epopenë e saj e cila është...

Më shumëDetails

BE-ja e sqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme

BE-ja e sqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme
05/03/2026 - 12:56

Vendet në Lindjen e Mesme u kanë thënë zyrtarëve europianë se janë të shqetësuara për rrezikun e një lufte civile në Iran si pasojë e konfliktit midis Teheranit...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani parakalon para ushtarëve të FSK-së

Presidentja Osmani parakalon para ushtarëve të FSK-së
05/03/2026 - 12:48

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka parakaluar para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Aty pas pak do bëhet rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem...

Më shumëDetails

Pak orë e shumë paqartësi për presidentin- Flitet për ‘‘teren të pashkelur’’, VV’ja me të vetin, e nxitë opozitën të dalë me kandidat

Pak orë e shumë paqartësi për presidentin- Flitet për ‘‘teren të pashkelur’’, VV’ja me të vetin, e nxitë opozitën të dalë me kandidat
05/03/2026 - 12:45

Një kandidat i vetëm, pak orë deri në përfundim të afatit, e shumë paqartësi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Kjo është situata momentale...

Më shumëDetails

Ali Ahmeti: Epopeja e UÇK-së mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës

Ali Ahmeti arrin në zyrat e OVL UÇK-së, pritet nga krerët e organizatës
05/03/2026 - 12:40

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se datat 5, 6 dhe 7 mars janë ditë krenarie dhe...

Më shumëDetails

Bombarduesit iranianë ishin “dy minuta” larg nga goditja e bazës ajrore amerikane përpara se aeroplanët e Katarit t’i rrëzonin

Bombarduesit iranianë ishin “dy minuta” larg nga goditja e bazës ajrore amerikane përpara se aeroplanët e Katarit t’i rrëzonin
05/03/2026 - 12:37

Bombarduesit iranianë erdhën brenda pak minutash nga goditja e bazës më të madhe ushtarake që strehonte trupat amerikane në Lindjen e Mesme përpara se aeroplanët e Katarit t’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë