Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

18/01/2026 - 16:00
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin spitali “Samsun Medikal Grup Özel Sağlık Hizmetleri Anonim Şirketi Branch in Kosova” me themelues Himet (Kadri) Cavus, që operon me emrin tregtar “Medical Park”, është gjobitur me 3 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Hikmet (Kadri) Cavus - themelues i Medical Park
Hikmet (Kadri) Cavus – themelues i Medical Park

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info, që mban datën 23 korrik 2025, thuhet se gjatë inspektimit është konstatuar se “Medical Park” ofron pa licencë shërbimin e pulmonologjisë.

Po ashtu, inspektorati ka gjetur edhe staf ilegal në këtë spital, duke zbuluar se se Dr. Violeta Zatriqi – specialiste e kirurgjisë plastike, Dr. Petrit Nuraj – specialist i urologjisë, Dr. Yalcin Karakoca – specliast i pulmologjisë, Dr. Rukije Mehmeti – specialiste e urologjisë, Dr. Fatmire Ymeri – specialiste e gjinekologjisë, Dr. Zana Baftiu – neonatologe, Dr. Mahmut Çakmak – specialist i kardiologjisë, Dr. Lulzim Brovina – specialist i mjekësisë interne, Dr. Burim Imeri – specialist i gjinekologjisë dhe farmacistja Delvere Shabani kanë ofruar shërbime shëndetësore si staf i pa lajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Dr. Mahmut Çakmak
Dr. Mahmut Çakmak

Skandali i “Medical Park”, i zbuluar nga inspektorët shëndetësorë në korrik 2025, nuk përfundon me kaq, pasi që janë gjetur fakte se Dr. Visar Nushi – specialist i ortopedisë ka ofruar proteza të gjurit, ani pse ky shërbim ishte i pa licencuar në DLA/MSh.

Arsyetimi i vendimit të Inspektoratit Shëndetësor përfundon me konstatimin se spitali i përgjithshëm “Samsun Medikal Grup Özel Sağlık Hizmetleri Anonim Şirketi Branch in Kosova (Medical Park)” nuk ka respektuar ligjin, duke ofruar shërbime shëndetësore të pa licencuara në sistemin DLA/MSh, por edhe duke operuar me staf të pa lajmëruar në DLA/MSh, me ç’rast ka ushtruar veprimtarinë pa përmbushur kushtet nga neni 40 dhe 42 i Ligjit për Shëndetësi.

Veriu.info ka dërguar pyetje në “Medical Park” në lidhje me këtë vendim, ku në përgjigjen e tyre thuhet: “Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë që spitali nuk ka asnjë gjobë të papaguar, që nënkupton se gjoba është paguar. Natyrisht që edhe rekomandimet e Inspektoratit Shëndetësor, të gjitha menjëherë janë adresuar dhe evituar.”

“Medical Park” nuk është përgjigjur në pyetjet se pse kanë operuar me disa doktorë që kanë qenë staf i pa lajmëruar në DLA, që nënkupton se kanë punuar kundërligjshëm/ilegalisht dhe pse Dr. Visar Nushi ka ofruar shërbimin e protezave, shërbim ky i palicencuar në DLA/MSh.

Vendimi i plotë:

LEXO EDHE:

Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

Skandal: “Zoe Clinic” e Turkishajt dhe Islamajt ofronte terapi pa licencë për fëmijë, Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu veprimtarinë (Dokument)

Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)

Ambulancë pa licencë, staf ilegal dhe Antishok terapi gjysmake – skandali i “Dental Care” në Prishtinë (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Koci vetëofrohet si kundërkandidat i Konjufcës për President “për t’i shmangur zgjedhjet”: Interesi i vendit tim është mbi mua

Koci vetëofrohet si kundërkandidat i Konjufcës për President “për t’i shmangur zgjedhjet”: Interesi i vendit tim është mbi mua
05/03/2026 - 11:07

Avokati Arianit Koci është ofruar për të qenë kundërkandidat i Glauk Konjufcës për president të vendit, për t’i shmangur zgjedhjet e reja parlamentare. Ai i kërkoi 30 nënshkrimet...

Më shumëDetails

Pas një nate të tensionuar, Kurti flet në seancën solemne përballë Osmanit: “E nderuara Presidente…”

Pas një nate të tensionuar, Kurti flet në seancën solemne përballë Osmanit: “E nderuara Presidente…”
05/03/2026 - 10:56

Kryeministri Albin Kuri doli në foltoren e Kuvendit në seancën solemne për Epopenë e UÇK-së, i hodhi sytë nga letra ku kishte shkruar fjalimin e tij, më pas...

Më shumëDetails

Konjufca shkon t’i flasë Osmanit në Kuvend, presidentja ia jep dorën kandidatit të LVV-së

Konjufca shkon t’i flasë Osmanit në Kuvend, presidentja ia jep dorën kandidatit të LVV-së
05/03/2026 - 10:53

Presidentja Vjosa Osmani u përshëndet ngrohtësisht me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, pak para nisjes së seancës solemne për Epopenë...

Më shumëDetails

Seanca për Epopenë e UÇK’së, Kurti s’i flet Osmanit

Seanca për Epopenë e UÇK’së, Kurti s’i flet Osmanit
05/03/2026 - 10:40

Ka filluar seanca solemne për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Të përçarë me fillim janë parë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Kurti s’e përshëndeti...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani thyen heshtjen – sot pritet deklarimi i saj për garën presidenciale

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
05/03/2026 - 10:17

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj ka thënë se të martën ka qenë hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje i është ofruar Osmanit për t’i dhënë votat...

Më shumëDetails

Presidenca – qeverisë: T’i dorëzojmë amandamentet në Kushtetuese, të matemi në zgjedhje

Shefja e stafit të Osmanit thotë se Kurti ndryshoi rrugës: Do t’jua pranonim nënshkrimet nëse do të vinin bashkë me votat e VV’së
05/03/2026 - 10:08

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se janë të gatshëm që nesër t’i dërgojnë për votim në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë