Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

24/01/2026 - 14:21
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(Artikull i përditësuar) Në kuadër të hulumtimeve për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një raport inspektimi dhe procesverbalin e inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë për spitalin special “Fati Im” në Graçanicë, me të cilin janë konstatuar shkelje ligjore për mënyrën e funksionimit nga ana e këtij institucioni privat shëndetësor të themeluar nga Dr. Afrim Muhaxhiri.

Dokumentet shpërfaqin një situatë ku Bordi për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) ka lëshuar licencë në kundërshtim me aktet nënligjore, ndërsa edhe institucioni ka dështuar të përmbushë kriteret hapësinore dhe teknike.

Bordi sfidon ligjin: Licencim për 6 veprimtari në vend të 4

Sipas vendimit me numër protokolli 05-7698, të datës 07.10.2025, Bordi i udhëhequr nga Ragip Hyseni miratoi licencimin e spitalit për gjashtë veprimtari shëndetësore. Këto shërbime përfshijnë: 1) Shërbimin e anestezionit me reanimacion me kujdes intensiv, 2) Shërbimin e Kirurgjisë, 3) Kabinetin për diagnostikim radioimazherik, 4) Shërbimin e Urologjisë, 5) Laboratorin Biokimi-Hematologji dhe 6) Shërbimin e Gjinekologjisë me Obstetrikë.

Ragip Hyseni - Kryesues i Bordit për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore në MSh
Ragip Hyseni – Kryesues i Bordit për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore në MSh

Megjithatë, raporti i inspektimit i datës 24.11.2025, i hartuar pas vizitës së inspektores shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Ajla Zymber Çeshko, nxjerr në pah një shkelje flagrante të normave ligjore. 

Në raportin e inspektimit thuhet se spitalet speciale kanë kufizime ligjore për numrin e fushave mjekësore, pasi që Udhëzimi Administrativ 03/2025 (Neni 3, par. 1.3) përcakton se një “Spital Special” është institucion që ofron shërbime të specializuara, ato mund të licencohet në vetëm një deri në katër fusha mjekësore.

Veri.info ka siguruar edhe vendimin për licencimin e “Fati Im” në gjashtë fusha mjekësore nga Bordi për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësor, që sipas raportimit të inspektimit është tejkaluar limitin ligjor të paraparë nga vetë Ministria.

Shkeljet në terren: Hapësira të improvizuara dhe të vogla

Inspektimi i datës 17.11.2025 zbuloi edhe se Spitali Special “Fati Im” operon në kushte që nuk përkojnë me deklarimet për licencim, kjo pasi që aty ka përzierje të institucioneve shëndetësore. Në raportimin e inspektimit thuhet se spitali “Fati Im” ka komunikim direkt me Poliklinikën “Fati Im” dhe ndajnë hapësirat e njëjta.

Po ashtu në raport konstatohet edhe fakti se laboratori i Biokimisë ishte shumë i vogël dhe nuk kishte hapësirë të mjaftueshme sipas UA 03/2025, sikurse që edhe qasja në Kabinetin e Radiologjisë ndodhet në podrum dhe për të pasur qasje duhet të kalohet përmes Poliklinikës “Fati Im”.

Siguria e embrioneve dhe pacientëve pezulloi mbylljen

Pavarësisht gjetjes se IPSh “Fati Im” me themelues Dr. Afrim Muhaxhiri nuk i plotëson kushtet për ofrim të shërbimeve të deklaruara, Inspektorati nuk vendosi letrën për ndërprerje të përkohshme të veprimtarisë për shkak të sigurisë së pacientëve. Në kohën e kontrollit, në spital ishin të hospitalizuar 8 pacientë dhe në inkubatorët e shërbimit të IVF-it ndodheshin embrionet e tri pacienteve në zhvillim e sipër.

Dr. Afrim Muhaxhiri
Dr. Afrim Muhaxhiri

Për këtë arsye, spitalit i ishte dhënë një afat prej 20 ditësh për të rregulluar hapësirat sipas UA 03/2025. Meqenëse spitali dhe Ministria nuk janë përgjigjur në pyetjet e Veriu.info, mbetet e paqartë nëse janë ndërmarrë masa pas skadimit të këtij afati apo nëse vazhdon operimi në shkelje të ligjit.

Heshtje totale nga Ministria dhe Spitali

Përballë këtyre fakteve, Veriu.info ka kërkuar sqarime zyrtare nga të gjitha palët e përfshira.

Kanë kaluar katër ditë që kur redaksia ka dërguar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë rreth bazës ligjore të këtij licencimi në kundërshtim me UA 03/2025, por asnjë përgjigje nuk është kthyer. Përgjigje nuk kemi marrë as nga spitali “Fati Im”, të cilit pyetjet i’a kemi dërguar para dy javëh.

Reagim “copy-paste” nga rrjetet sociale: A u bë Ministria e Shëndetësisë zëdhënëse e kryetarit të Bordit për të mbuluar shkeljet e evidentuara nga Inspektorati me licencimin e spitalit “Fati Im”?

LEXONI EDHE:

Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale

 

 

JU REKOMANDOJMË

Sejdiu: Kur i ke numrat, por shteti bllokohet, problemi është te lidershipi

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
11/03/2026 - 09:19

Sipas analistit politik Dardan Sejdiu, kriza aktuale në vend nuk është kushtetuese, por lidhet me mungesën e udhëheqjes politike. Sipas tij, problemi nuk qëndron te mungesa e numrave...

Më shumëDetails

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit
11/03/2026 - 09:02

Pasditen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka arritur grupi i dytë i qytetarëve të cilët janë evakuuar nga Dubai, pas shpërthimit të luftës atje mes ShBA-së,...

Më shumëDetails

Gruda thotë se s’ka dilemë që dekreti i Osmanit është kushtetues: Besoj se do të konfirmohet edhe nga Gjykata

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
11/03/2026 - 04:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë legjislaturën e dhjetë të...

Më shumëDetails

Syla: Osmani sot është figura më e vlefshme në Kosovë, nëse ajo din me lujt me ba manovren politike e ndërron realitetin

“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
11/03/2026 - 04:09

“Unë mendoj që Vjosa Osmani sot është figura më e vlefshme politike në Kosovë e cila nëse din me lujtë, me bo manovrën politike, mundet me ndërru realitetin...

Më shumëDetails

Çitaku: Hamza përfaqëson antipodin më të madh të Kurtit

Çitaku: Hamza përfaqëson antipodin më të madh të Kurtit
11/03/2026 - 04:05

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në vend dhe për mundësinë që kreu i...

Më shumëDetails

Ekzagjeron Krenar Shala: Me Vjosa Osmanin, Kurti mund ta arrinte lehtë edhe 60% të votave në zgjedhjet e reja

Ekzagjeron Krenar Shala: Me Vjosa Osmanin, Kurti mund ta arrinte lehtë edhe 60% të votave në zgjedhjet e reja
11/03/2026 - 01:15

Komentatori politik, Krenar Shala në Adresa se kryeministri Albin Kurti do të kishte qenë edhe më i fortë politikisht nëse do të vazhdonte bashkëpunimin me presidenten Vjosa Osmani....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    327 Shpërndaje
    Shpërndaje 131 Tweet 82
  • Grenell i reagon ashpër Osmanit: ‘Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike’

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kjo është kërkesa urgjente e ambasadorit britanik për Vjosa Osmanin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Andin Hoti merr vendimin e parë si ministër

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë