Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me pasaporta, demantohet Gërvalla: MPJD zgjodhi operatorin 5 herë e gjysmë më të shtrenjtë

28/10/2024 - 14:08
në Lajme
A A
Gërvalla për Lajçakun: E çoi në dështim dialogun, s’ka pasur strategji të mirëfilltë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka ndërprerë kontratën me kompaninë ”AL DUSHI Sh.p.k”, pas dështimit spektakolar për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale për dërgimin e postës diplomatike jashtë vendit.

Në një reagim të premten, ministrja Donika Gërvalla tha se ”AL DUSHI Sh.P.K” është përzgjedhur nga OSHP e jo nga Ministria.

Sidoqoftë, faktet më poshtë e dëshmojnë, të kundërtën. MPJD e kishte angazhuar ”AL DUSHI Sh.P.K” vet dhe me çmim pesë fish më të lartë.

Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Gazeta Express thuhet se kompania ”3P shpk” (DHL), është shpallur fillimisht fituese e tenderit.

Pas kësaj, kompania ”AL Dushi” është ankuar tek Autoriteti Kontraktues (Ministria), duke pretenduar se Kompania ”3P Sh,P.K” ka dhënë fakte të rreme, pa ndonjë dëshmi për këtë.

Autoriteti Kontraktual (Ministria) ka marrë për bazë këtë ankesë, por jo edhe dëshmitë e ofruara nga ”3P SH.P.K” ( DHL)

Në bazë të dokumenteve çmimin 5 herë më të lirë të ofruar ”3P SH.P.K” Autoriteti Kontraktues (Ministria), e kishte shpallë si ofertë financiare ”abnormalisht tē ulët”.

Në këtë mënyrë është hapur rruga për ta shpallë fitues ”AL DUSHI sh.p.k”.


Pas kësaj ”3P SH.P.K” ka ushtruar ankesë në OSHP.

Deri sa lënda ka qenë duke u shqyrtuar në OSHP, për shkak të urgjencës dhe nevojës për shërbime, Ministria kishte shpallur tender emergjent, deri në një verdikt të OSHP-së.

Tenderi emergjent i është dhënë kompanisë ”3P SH.P.K” ( DHL), e cila përsëri me ofertën e njëjtë ka nënshkruar kontratë te përkohshme.

Në këtë mënyrë Ministria (Autoriteti Kontraktual) që po përballej me vonesa, ka përdorur standarde te dyfishta, sepse fillimisht ofertën financiare të DHL e kishte vlerësuar si ” abnormalisht të ulët”, ndërsa të njëjtën e shpall fituese të tenderit emergjent vetëm pse kishte nevojë urgjente për dërgimin e pasaportave dhe dokumenteve diplomatike.

Eksperti i pavarur i caktuar nga OSHP ka propozuar anulimin e procesit dhe ri-tenderim.

Këtë propozim nuk e ka marrë për bazë OSHP por i ka dhënë të drejtë vendimit të Ministrisë që i kishte dhënë kontratë ”AL DUSHI SH.P.K”, që u detyrua t’ia ndërpres më 24 tetor për shkak të dështimit që t’i kryej shërbimet.


Në vendimin e anulimit të kontratës të nxjerrë nga ministria që drejton Donika Gërvalla (më saktësisht nga Kaltrina Dalipi U.D e Divizionit të Prokurimit që ka lidhje familjare me Luan Dalipin shef i stafit në Kabinetin e Kryeministrit Kurti), ishin theksuar vonesat në dërgimin e postës brenda afateve kohore, dëmtime të zarfeve.

Gjithashtu MPJD ka konfirmuar se mbi 400 pasaporta dhe mbi 100 letërnjoftime ende s’janë dërguar në adresat e destinuara.

Ndërkohë në media ka pasur raportime se pasaportat në fjalë kanë humbur.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz pas raportimeve në media dhe reagimit të partive opozitare, ka dalë me një reagim, duke u munduar që përgjegjësinë për përzgjedhjen e kompanisë ”AL DUSHI Sh.P.K” t’ia lë Organit Shqyrtues të Prokurimit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë