
Deputeti i LVV-së, Visar Korencia, është shprehur sonte se qasja në dokumente publike do të duhej të ishte gjëja më normale dhe në të njejtën kohë inkurajuese për çdo shtetas të Republikës së Kosovës që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike, “gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi”.
Reagimi i tij vjen një ditë pas dorëzimit të kërkesës për Qasje në Dokumente Publike.
Postimi i Visar Korenica:
Qasja në dokumente publike do duhej të ishte gjëja më normale dhe në të njejtën kohë inkurajuese për çdo shtetas të Republikës së Kosovës që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi.
Ajo çfarë dje kemi bërë me Blendin i cili përveç se përkrahës i Lëvizjes dhe kritik i dalluar, është shembull i një aktivizmi qytetar karshi qeverisjes aktuale nga e cila qytetarët presin përgjegjësi dhe angazhim ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për atë dhe jemi mbështetur dhe votuar. Dhe, çfarëdo dyshimi që mund të lind në publik që është në interesin tonë si shoqëri dhe që angazhohemi për shtetndërtim, duhet sqaruar, për të hequr çdo paqartësi, nga organet tona të drejtësisë, dhe për të mos lënë hapsirë për manipulim.
Pasuria shtetërore mbrohet në shumë forma, edhe me një letër A4.












