Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: Ahmeti thotë se në mbi 2 mijë e 600 faqe kurrikulare të nxënësve nuk ka gjetur emrin e plotë dhe as të shkurtër të UÇK-së

19/09/2026 - 13:21
në Lajme, Pa kategori
A A
Skandaloze: Ahmeti thotë se në mbi 2 mijë e 600 faqe kurrikulare të nxënësve nuk ka gjetur emrin e plotë dhe as të shkurtër të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Drejtori i organizatës joqeveritare ETEA, e cila merret me arsimin dhe kulturën në Kosovë, Agron Ahmeti, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përfshirjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në kurrikulat sipas të cilave mësojnë nxënësit.

Ai ka thënë se në 16 dokumente kurrikulare, me mbi 2 mijë e 600 faqe, nuk ka gjetur as emrin e plotë dhe as shkurtesën e UÇK-së.

“Me mbi 2 mijë e 600 faqe dokumente kurrikulare – në asnjërën prej tyre nuk përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)!”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, nga 489 rezultate të të nxënit në lëndën e historisë, asnjë nuk i dedikohet specifikisht UÇK-së.

Ahmeti ka kritikuar institucionet për mënyrën se si trajtohet historia e luftës së UÇK-së në sistemin arsimor, duke ngritur pyetjen se pse përfshirja e saj në mësim duhet të bëhet përmes vendimeve të momentit.

Postimi i plotë:

Mbi 2600 faqe dokumente kurrikulare – në asnjërën prej tyre nuk përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)!

Gjithsej 489 rezultate të të nxënit në lëndën e historisë – asnjë prej tyre nuk i dedikohet specifikisht UÇK-së!

Si pasojë e ngjarjeve të rënda të ditëve të fundit, lidhur me historinë e Kosovës dhe luftën e UÇK-së, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë kërkoi që ora e parë e mësimit t’i kushtohej UÇK-së dhe, dy ditë pas, që flamuri i UÇK-së të vendosej në hyrje të shkollave publike.

Mirë shumë! Por, nëse UÇK-ja konsiderohet pjesë kaq e rëndësishme e historisë së Kosovës, pse njohja e saj në shkollë duhet të bëhet me vendime administrative të momentit/ad hoc? Çka nëse nesër vjen në pushtet një qeverisje që nuk i pëlqen me fol për luftën?

Si rrjedhojë, vendosa dhe i analizova 16 dokumente kurrikulare të Kosovës, përfshirë Kornizën Kurrikulare, Kurrikulat Bërthamë për 3 nivelet e arsimit parauniversitar dhe 12 kurrikulat lëndore (klasat I-XII), për me kuptu se çka pritet me ditë një nxënës për UÇK-në pas 12 viteve shkollim…

Në 16 dokumente kurrikulare me mbi 2600 faqe tekst, çuditërisht nuk arrita me gjetë askund emrin e plotë ose shkurtesën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pastaj u ndala specifikisht te rezultatet e të nxënit në lëndën e historisë. Janë gjithsej 489 rezultate, pra 489 tema, procese apo ngjarje konkrete historike që nxënësi duhet t’i dijë dhe t’i kuptojë. Asnjëra nuk i dedikohet specifikisht UÇK-së! Vetëm 3 nga 489 (0.61%) rezultate e prekin luftën çlirimtare, por pa kërkuar specifikisht njohjen e UÇK-së apo figurave kryesore të saj.

E di, kur bëhet fjalë për historinë në shkollë, jo gjithçka është histori bashkëkohore. Periudhat historike zhvillohen kronologjikisht, nga parahistoria e deri te zhvillimet më të afërta me kohën tonë. Çështja nuk është pse UÇK-ja nuk përmendet në çdo klasë, por sa dhe si trajtohet kur kurrikula arrin te kjo periudhë historike.

Kurrikula është baza mbi të cilën ndërtohen programet mësimore, tekstet shkollore dhe ligjëratat e mësimdhënësve. Me fjalë të tjera, kurrikula është krejt ajo që duhet të ndodhë dhe mësohet në klasë.

NGA 489 REZULTATE NË HISTORI – ASNJË PËR USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

JU REKOMANDOJMË

Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
19/09/2026 - 14:19

Është konfirmuar identiteti i tri viktimave eshtrat e të cilëve u gjetën në varrezat masive në Zubin-Potok muajt e fundit. Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Komisioni Qeveritar...

Më shumëDetails

Deri kur do të zgjasë mandati i Speciales? Flasin nga ZPS-ja

KMDLNj: Vizitat në Hagë për selfie e turizëm, Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
19/09/2026 - 14:11

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Chris Bennett, ka thënë se mandati i këtij institucioni vazhdon derisa të përfundojnë hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej...

Më shumëDetails

Ky është 32-vjeçari që përfundoi në ndalim pas postimit për “plumbin” ndaj Donika Gërvallës

Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
19/09/2026 - 12:56

Një postim i publikuar në Facebook ka çuar në intervistimin dhe më pas ndalimin e një 32-vjeçari në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”. Më 18 shtator,...

Më shumëDetails

Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?

Koci: Strishoja e gojës së nënës është dhënë, s’ka arsye për të mos u liruar trupi i Faton Hajrizit
19/09/2026 - 12:45

Avokati, Arianit Koci ka deklaruar se avokatët e Thaçit dhe të tjerëve duhet të dalin publikisht me tregu çka ka ndodhë gjatë procesit dhe si erdhi deri te...

Më shumëDetails

Deda: Ka propagandë për të dekurajuar revoltën e njërëzve ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Qeveria vetëm duhet të dakordohet për draft-statut dhe ta çojë në Kushtetuese, Asociacioni s’përfundon deri në dimër të 2025
19/09/2026 - 12:23

Analisti Ilir Deda ka thënë se në Kosovë po bëhet propagandë për t’i dekurajuar qytetarët të shprehin revoltën ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Ka propagandë...

Më shumëDetails

Sonte nga ora 21:00 protesta e radhës në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Sonte nga ora 21:00 protesta e radhës në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së
19/09/2026 - 11:52

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një tjetër tubim në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia arrestoi veteranin e UÇK-së, kjo është parulla që e vendosi ai më herët kundër Gërvalles

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Takimi sekret: Smith thoshte se krerët e UÇK-së “do të marrin burgim të përjetshëm”, Trendafilova fyente simbolet e Kosovës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë