Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze/ Klinika estetike s’kishte kirurg, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri

08/09/2025 - 22:18
në Kryesore, Lajme
A A
Skandaloze/ Klinika estetike s’kishte kirurg, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Klinika estetike “International Medicare” e bllokuar pak ditë më parë, që operonte në qendër të Tiranës, rezulton se për më shumë se një vit ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e dhjetëra pacientëve.

Klinika “International Medicare”, pjesë e rrjetit “Sante Plus Group”, ku në vend të kirurgëve dhe mjekëve të licencuar, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri.

Gjatë operacionit të koduar “Bilanci”, forcat e Policisë së Tiranës arrestuan të vetmin që figuronte si administrator, 62-vjeçarin Edmond Zaja, në fakt kuzhinier i klinikës, i cili do të dalë të hënën para Gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërsa dy bashkëaksionerët, Bilal Kara, shtetas turk dhe Geriana Arapi, shqiptare, janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhen jashtë vendit. Në ambientet e klinikës, hetuesit gjetën 100 blloqe me fatura të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të ndaluara, të skaduara dhe kontrabandë, të përdorura për ndërhyrje estetike si botox, fillera e madje edhe për mbjellje flokësh. Pagesat për pacientët kryheshin në cash, pa fatura, ndërsa punonjësit paguheshin në dorë e pa sigurime. Një aktivitet informal, i mbuluar me luks dhe fasadë moderne, por që fshihte pas vetes një skemë mashtrimi dhe rreziku për jetën.

Njëri prej aksionerëve kryesorë, Bilal Kara, nuk është emër i panjohur. Ai rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir, kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në DEIK, si dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Turqi.

Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet shqiptare janë në kontakt me partnerët për lokalizimin dhe ekstradimin e tij. Klinika “International Medicare” është bllokuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe përgjegjësve të vërtetë pas këtij mashtrimi multimilionësh.

Ky nuk është thjesht një rast evazioni fiskal, por një alarm i fortë për mënyrën se si biznese të rrezikshme operojnë në mes të Tiranës, jashtë çdo kontrolli, duke vënë në rrezik shëndetin publik dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

JU REKOMANDOJMË

Importi dhe eksporti i energjisë elektrike në Kosovë arrijnë nivele rekord në janar

Importi dhe eksporti i energjisë elektrike në Kosovë arrijnë nivele rekord në janar
16/03/2026 - 20:19

gjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se në janar 2026 është shënuar një rritje e prodhimit bruto të energjisë nga hidrocentralet, si dhe një rritje e...

Më shumëDetails

Trump thotë se Britania nuk donte t’i ndihmonte SHBA-të kundër Iranit

Trump thotë se Britania nuk donte t’i ndihmonte SHBA-të kundër Iranit
16/03/2026 - 19:33

Donald Trump e ka “sulmuar” sërish Mbretërinë e Bashkuar, duke e renditur atë midis kombeve që kanë refuzuar të ndihmojnë në luftën kundër Iranit. Duke folur në Shtëpinë...

Më shumëDetails

Rrustemi: Po të mos ishte VV-ja në pushtet, veriu do të ishte ende nën kontrollin e Radoiçiqit dhe barrikadave

Rrustemi: Po të mos ishte VV-ja në pushtet, veriu do të ishte ende nën kontrollin e Radoiçiqit dhe barrikadave
16/03/2026 - 19:30

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se po të mos ishte VV-ja në qeveri, sot gjendja në veri do të ishte me Radoiçiqin dhe me barrikadat. Ai...

Më shumëDetails

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara
16/03/2026 - 19:17

Partia në pushtet ka shpenzuar shumë më shumë se sa edhe partitë e tjera; PDK gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335...

Më shumëDetails

Krasniqi: Kurti u përpoq të duket se s’bën lëshime në Veri, por në fund ka lëshuar pe

Krasniqi: Protesta e sotme tregon sa i ligë është Albin Kurti
16/03/2026 - 19:00

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës deklaroi a se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar sa i përket Ligjit për të Huajt.Ai tha se që nga fillimi i...

Më shumëDetails

Ismet Kryeziu: A është kaosi politik strategji e qëllimshme e Lëvizja Vetëvendosje?

Ismet Kryeziu: A është kaosi politik strategji e qëllimshme e Lëvizja Vetëvendosje?
16/03/2026 - 18:42

Aktivisti i shoqërisë civile thotë se krizat institucionale dhe përplasjet politike mund të jenë pjesë e një strategjie më të gjerë politike. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë