Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: Telekomi i Kosovës bëri biznes me Osmanin e Felix’ave të famshëm për koka*inë

05/08/2024 - 16:41
në Ekonomi, Lajme
A A
Skandaloze: Telekomi i Kosovës bëri biznes me Osmanin e Felix’ave të famshëm për koka*inë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kompani private që e kishte aksionar Bekim Osmanin e klanit Felix, të famshëm për kokainë, përfitoi 200 mijë euro nga Telekomi I Kosovës, ka zbuluar Insajderi. Por, historia nuk ndalet me kaq. Kjo kompani tash po kërkon nga Telekomi një kompensim prej 1 milionë e 750 mijë eurove.

Telekomi i Kosovës ka qenë i përfshirë në një skandal të përmasave të gjera për një periudhe kohore prej mbi 10 muajsh, përgjatë vitit 2019.

Para 5 viteve përfshirja në afera korruptive e skandaloze kishte eskaluar deri aty sa për mbi 10 muaj ndërmarrja publike e Kosovës e kishte pasur partner zyrtar një prej emrave të dyshuar nga Europoli si koka e trafikut të kokainës nga Amerika Latine për në Evrope.

Përgjatë asaj periudhe kohore, prej janarit e deri në dhjetor të 2019’es, Telekomi i Kosovës dhe Bekim Osmani i Felixave ishin partnerë zyrtarë, ka zbuluar Gazeta Insajderi.

Osmani i Felix’ave ishte aksionarë në një kompani që kishte përfituar nga shteti i Kosovës një kontratë të Telekomit, pa kurrfarë gare të hapur. Kryeshef i Telekomit atëkohë ishte Agron Mustafa.

Por, historia e kësaj kontrate të dyshimtë nuk mbaron në vitin 2019. është aktualizuar sërish. Kompania që kishte aksionar njërin prej vëllzërve të klanit të Felixa’ve, të cilin Europol e konsideron si rrjet i rrezikshëm kriminal i drogës, tashmë ka bërë një kërkesë zyrtare në drejtim të shtetit të Kosovës.

Ka dorëzuar padi në Tribunalin e Arbitrazhit që operon në kuadër të Odës Ekonomike. I kërkon mbi 1 milionë e 750 mijë euro kompensim nga Telekomi I Kosovës.

Si erdhi deri te angazhimi i Osmanit si partner i Telekomit të Kosovës?

Pa kurrfarë gare të hapur, menaxhmenti i Telekomit në vitin 2018 angazhoi një kompani private për të operuar në treg si ndihmës i operatorit “VALA”.

Kompania ishte emëruar 3P. Emri ishte shkurtesë e veprimtarisë që do të kryentë për VALA’n, Prit për Pare.

Aplikacioni i kësaj kompanie i mundësonte klinetëve të VALA’s që ta mbushnin telefonin edhe kur nuk kishin para. Të hynin veresi në Telekom dhe të paguanin më vonë.

Emri i Bekim Osmanit nuk ishte në dokumentet e kompanisë në vitin kur u lidh kontrata me Telekomin e Kosovës. Kontrata kishte kohëzgjatje për pesë vite.

Osmani ishte futur zyrtarisht në këtë kompani më 31 janar 2019. Ishte larguar më 12 dhjetor të po atij viti.

Aksionet ia kishte kaluar përsonave tjerë që figuronin zyrtarisht si pronarë të 3P.

Por, si u lejua nga menaxhmenti që një njeri i përfshirë në narkotrafikun ndërkombëtar të kokainës të jetë partner biznesi I shtetit të Kosovës?

Në kontratën mes palëve parashihej që të njoftohej Telekomi për ndryshimet në strukturës e pronësisë si dhe të bëhej aprovimi nga ana e menaxhmentit.

Gazeta Insajderi ka pyetur Telekomin e Kosovës se kush ishte zyrtari që kishte aprovuar emrin e Osmanit.

“Në dosjen e kontratës nuk figuron asnjë njoftim mbi ndryshimin e strukturës se pronarëve të kësaj kompanie. Nuk jemi në dijeni dhe nuk kemi njohuri kush janë këta persona”, thuhet në përgjigjen e Telekomit të Kosovës dhënë Gazetës Insajderi.

Megjithatë, Telekomi ka konfirmuar se kontrata parashihte që ndërrimi I pronarëve do të duhej të bëhej vetëm aprovimit të punëdhënësit/Telekomit të Kosovës.

“Sipas kontratës, Telekomi dhe 3P nuk mund të bëjnë bartjen e të drejtave dhe detyrimeve nga kjo kontratë te personat e tretë, qoftë bartje e pjesshme ose e plotë, pa pajtim me shkrim të palëve”, thuhet në përgjigjen e Telekomit.

Telekomi, po ashtu, ka konfirmuar se për angazhimin e kësaj kompanie nuk kishte pasur kurrfarë gare të hapur dhe se mungonte edhe një dokument tjetër i rëndësishëm.

Nuk është bërë kurrfarë analize nga menaxhmenti e bordi i atëhershëm për nevojën e angazhimit të një operatori të tillë.

“Në dosjen e kësaj kontrate nuk kemi hasur asnjë dokumentacion që dëshmon se është bërë ndonjë analizë e tregut lidhur me këtë kontratë”.

Sa fitoi dhe sa kërkon tash nga Telekomi I Kosovës kompania që kishte për hisedarë Bekim Osmanin?

Telekomi i Kosovës ka vlerësuar se gjatë periudhës 2018-2023 kompania private e angazhuar pa garë nga menaxhmenti I atëhershëm ka përfituar një shumë të konsiderueshme parashë.

Menaxhmenti aktual vlerëson se shuma e përfituar nga 3P kap vlerën e 200 mijë eurove.

Por, kjo kompani nuk është e kënaqur me kaq. Kërkon një shumë më të madhe parashë nga Telekomi, ka zbuluar Gazeta Insajderi.

Kërkon që shteti i Kosovës t’ia jap një shumë prej 1 milionë e 750 mijë eurosh si kompensim për moszbatim të kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës.

Padinë e ka dorëzuar në Tribunalin e Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës.

Oda Ekonomike ende nuk i ka kthyer përgjigje Gazetës Insajderi se kur do të mbahet seanca mes kompanisë 3P dhe Telekomit të Kosovës.

Por, cilat janë pretendimet e firmës ku ishte hisedar Bekim Osmani?

“3P pretendon se gjatë periudhës së zbatimit të kontratës, Telekomi nuk i ka mundësuar qasje të plotë në disa platforma, dhe se përllogaritjet e provizioneve të shërbimeve nuk janë bërë sipas kontratës”, thuhet në përgjigjen e Telekomit dhënë Gazetës Insajderi.

Mirëpo, sipas Telekomit të Kosovës kjo kompani asnjëherë nuk ka paraqitur pretendime të tilla përgjatë kohës sa kontrata ka qenë valide.

Këto pretendime kjo kompani, sipas Telekomit, i ka paraqitur vetëm pasi është një njoftuar zyrtarisht për mosvazhdimin e kontratës.

Telekomi i Kosovës kishte njoftuar këtë kompani 6 muaj para skadimit të kontratës se e njejta nuk do të vazhdohej.

Këtë e kishte bërë për shkak të një neni problematik në kontratë. Menaxhmenti I vitit 2018 ishin kujdesur që kontrata me këtë firmë të kishte një nen që I mundësonte vazhdimin edhe për pesë vite tjera. Ishte paraparë mundësia që kontrata të ishte valide për 10 vite, përkundër faktit se nuk kishte pasur tender për angazhimin e një operatori të tillë.

Mustafa: Ka kaluar kohë e gjatë, nuk e njoh Osmanin

Gazeta Insajderi lidhur me këtë çështje ka intervistuar edhe Agron Mustafën, që mbante postin e  kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, në kohën kur ishte nënshkruar kjo kontratë.

Ai nuk pranoi të fliste për detajet e kësaj kontrate, duke pohuar se “Ka kalu kohë e gjatë. 9 vjet. E kam problem me e kujtu”.

Në fakt, kanë kaluar vetëm gjashtë dhe jo nëntë, siç pohon ish-kryshefi I Telekomit të Kosovës.

Megjithatë, Mustafa thotë se nuk ka bërë asnjë veprim të kundërligjshëm dhe se përgjegjësia I takon komisioneve të brendshme.

“Ajo ka kaluar nëpër procedura të brendshme, të parapame. D.m.th unë në fund e kam nënshkru. Kaq”, ka thënë Mustafa.

I pyetur për përfshirjën e Osmanit në këtë kontratë Mustafa ka pohuar se nuk e njeh të famshmin e Felix’ave.

“Hera e parë që po e dëgjoj”, ka thënë Mustafa për njeriun për të cilin tashmë ka dëgjuar e tërë Evropa, meqë është pjesë e raporteve hetimore për kokainë të Europol’it.

Në shkurt të vitit 2022, Europoli kishte goditur grupin e tyre. Bashkim Osmani ishte përmendur si lider dhe ishte arrestuar. Mediat e atjeshme kishin përmendur edhe Qazim Osmanin. Si dhe dy vëllëzërit tjerë Bekim e Burim Osmanin.

Në operacionin e Europol ishin përfshirë agjentët spanjollë e belg. Bashkim Osmani ishte kapur në Majorka të Spanjës.

Raportet e Europol tregonin se ishte sekuestruar një pasuri e madhe e grupit të Osmanit. Vlera e tyre kalonte shumën prej 30 milionë eurosh. Aty përfshiheshin patundshmëri në Majorka, 84 piktura vaji, 16 orë luksoze, mbi 200 mijë euro kesh si dhe shtatë makina luksi. Raportet sugjeronin se organizata kriminale më në krye Felix’at e kishte krijuar këtë pasuri falë pastrimit të parave të përfituara nga importi I kokainës që ishte sjellë nga Amerika Latine dhe ishte shitur në tregun evropian.

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi në Gjakovë, vd’es një grua pasi ra në ujë nga Ura e Mogolicës

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
21/03/2026 - 22:00

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Gjakovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi që e njëjta, kishte rënë në ujë nga Ura e Mogolicës. Kështu...

Më shumëDetails

Lapsi.al: Qeveria Rama shpall “non grata” në Shqipëri ministren e Kosovës, Donika Gërvalla

Lapsi.al: Qeveria Rama shpall “non grata” në Shqipëri ministren e Kosovës, Donika Gërvalla
21/03/2026 - 21:56

Edi Rama nuk ia ka falur dot ministres së drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, deklaratat e saj të ashpra kundër letrës së përbashkëtë të kryeministrit tonë me presidentin...

Më shumëDetails

Gjykata Speciale: ZPS-ja tentoi imponim mbrojtjeje dëshmitarëve!

Deri tani janë pranuar dëshmitë e 260 dëshmitarëve në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
21/03/2026 - 21:30

Gjithë rastin e bazoi në zbulimin e emrave dhe ndikimin e mundshëm tek dëshmitarët. Tek kur e mbylli çështjen, Prokurorët tek “Thaçi dhe të tjerët – tentim-pengimi i...

Më shumëDetails

Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane

Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
21/03/2026 - 21:15

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një prej kompanive të...

Më shumëDetails

Rrahmani: Të hiqet akciza e TVSH’ja për derivatet, qeveria urgjentisht të marrë masa konkrete – nesër mund të jetë vonë

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
21/03/2026 - 20:56

Deputeti Eman Rrahman, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se akciza dhe tvsh’ja për derivatet duhet të hiqet, duke kërkuar nga qeveria e udhëhequr nga...

Më shumëDetails

2 muaj negociata për kompromisin e Kurtit, Orav: Në mesnatën e 15 janarit u ra dakord për çështjen e Ligjit për të huajt

2 muaj negociata për kompromisin e Kurtit, Orav: Në mesnatën e 15 janarit u ra dakord për çështjen e Ligjit për të huajt
21/03/2026 - 20:53

Aivo Orav, ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka folur lidhur me marrëveshjen e arritur me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për zbatimin e Ligjit për të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    363 Shpërndaje
    Shpërndaje 145 Tweet 91
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë