Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: Telekomi i Kosovës bëri biznes me Osmanin e Felix’ave të famshëm për koka*inë

05/08/2024 - 16:41
në Ekonomi, Lajme
A A
Skandaloze: Telekomi i Kosovës bëri biznes me Osmanin e Felix’ave të famshëm për koka*inë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kompani private që e kishte aksionar Bekim Osmanin e klanit Felix, të famshëm për kokainë, përfitoi 200 mijë euro nga Telekomi I Kosovës, ka zbuluar Insajderi. Por, historia nuk ndalet me kaq. Kjo kompani tash po kërkon nga Telekomi një kompensim prej 1 milionë e 750 mijë eurove.

Telekomi i Kosovës ka qenë i përfshirë në një skandal të përmasave të gjera për një periudhe kohore prej mbi 10 muajsh, përgjatë vitit 2019.

Para 5 viteve përfshirja në afera korruptive e skandaloze kishte eskaluar deri aty sa për mbi 10 muaj ndërmarrja publike e Kosovës e kishte pasur partner zyrtar një prej emrave të dyshuar nga Europoli si koka e trafikut të kokainës nga Amerika Latine për në Evrope.

Përgjatë asaj periudhe kohore, prej janarit e deri në dhjetor të 2019’es, Telekomi i Kosovës dhe Bekim Osmani i Felixave ishin partnerë zyrtarë, ka zbuluar Gazeta Insajderi.

Osmani i Felix’ave ishte aksionarë në një kompani që kishte përfituar nga shteti i Kosovës një kontratë të Telekomit, pa kurrfarë gare të hapur. Kryeshef i Telekomit atëkohë ishte Agron Mustafa.

Por, historia e kësaj kontrate të dyshimtë nuk mbaron në vitin 2019. është aktualizuar sërish. Kompania që kishte aksionar njërin prej vëllzërve të klanit të Felixa’ve, të cilin Europol e konsideron si rrjet i rrezikshëm kriminal i drogës, tashmë ka bërë një kërkesë zyrtare në drejtim të shtetit të Kosovës.

Ka dorëzuar padi në Tribunalin e Arbitrazhit që operon në kuadër të Odës Ekonomike. I kërkon mbi 1 milionë e 750 mijë euro kompensim nga Telekomi I Kosovës.

Si erdhi deri te angazhimi i Osmanit si partner i Telekomit të Kosovës?

Pa kurrfarë gare të hapur, menaxhmenti i Telekomit në vitin 2018 angazhoi një kompani private për të operuar në treg si ndihmës i operatorit “VALA”.

Kompania ishte emëruar 3P. Emri ishte shkurtesë e veprimtarisë që do të kryentë për VALA’n, Prit për Pare.

Aplikacioni i kësaj kompanie i mundësonte klinetëve të VALA’s që ta mbushnin telefonin edhe kur nuk kishin para. Të hynin veresi në Telekom dhe të paguanin më vonë.

Emri i Bekim Osmanit nuk ishte në dokumentet e kompanisë në vitin kur u lidh kontrata me Telekomin e Kosovës. Kontrata kishte kohëzgjatje për pesë vite.

Osmani ishte futur zyrtarisht në këtë kompani më 31 janar 2019. Ishte larguar më 12 dhjetor të po atij viti.

Aksionet ia kishte kaluar përsonave tjerë që figuronin zyrtarisht si pronarë të 3P.

Por, si u lejua nga menaxhmenti që një njeri i përfshirë në narkotrafikun ndërkombëtar të kokainës të jetë partner biznesi I shtetit të Kosovës?

Në kontratën mes palëve parashihej që të njoftohej Telekomi për ndryshimet në strukturës e pronësisë si dhe të bëhej aprovimi nga ana e menaxhmentit.

Gazeta Insajderi ka pyetur Telekomin e Kosovës se kush ishte zyrtari që kishte aprovuar emrin e Osmanit.

“Në dosjen e kontratës nuk figuron asnjë njoftim mbi ndryshimin e strukturës se pronarëve të kësaj kompanie. Nuk jemi në dijeni dhe nuk kemi njohuri kush janë këta persona”, thuhet në përgjigjen e Telekomit të Kosovës dhënë Gazetës Insajderi.

Megjithatë, Telekomi ka konfirmuar se kontrata parashihte që ndërrimi I pronarëve do të duhej të bëhej vetëm aprovimit të punëdhënësit/Telekomit të Kosovës.

“Sipas kontratës, Telekomi dhe 3P nuk mund të bëjnë bartjen e të drejtave dhe detyrimeve nga kjo kontratë te personat e tretë, qoftë bartje e pjesshme ose e plotë, pa pajtim me shkrim të palëve”, thuhet në përgjigjen e Telekomit.

Telekomi, po ashtu, ka konfirmuar se për angazhimin e kësaj kompanie nuk kishte pasur kurrfarë gare të hapur dhe se mungonte edhe një dokument tjetër i rëndësishëm.

Nuk është bërë kurrfarë analize nga menaxhmenti e bordi i atëhershëm për nevojën e angazhimit të një operatori të tillë.

“Në dosjen e kësaj kontrate nuk kemi hasur asnjë dokumentacion që dëshmon se është bërë ndonjë analizë e tregut lidhur me këtë kontratë”.

Sa fitoi dhe sa kërkon tash nga Telekomi I Kosovës kompania që kishte për hisedarë Bekim Osmanin?

Telekomi i Kosovës ka vlerësuar se gjatë periudhës 2018-2023 kompania private e angazhuar pa garë nga menaxhmenti I atëhershëm ka përfituar një shumë të konsiderueshme parashë.

Menaxhmenti aktual vlerëson se shuma e përfituar nga 3P kap vlerën e 200 mijë eurove.

Por, kjo kompani nuk është e kënaqur me kaq. Kërkon një shumë më të madhe parashë nga Telekomi, ka zbuluar Gazeta Insajderi.

Kërkon që shteti i Kosovës t’ia jap një shumë prej 1 milionë e 750 mijë eurosh si kompensim për moszbatim të kontratës nga ana e Telekomit të Kosovës.

Padinë e ka dorëzuar në Tribunalin e Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës.

Oda Ekonomike ende nuk i ka kthyer përgjigje Gazetës Insajderi se kur do të mbahet seanca mes kompanisë 3P dhe Telekomit të Kosovës.

Por, cilat janë pretendimet e firmës ku ishte hisedar Bekim Osmani?

“3P pretendon se gjatë periudhës së zbatimit të kontratës, Telekomi nuk i ka mundësuar qasje të plotë në disa platforma, dhe se përllogaritjet e provizioneve të shërbimeve nuk janë bërë sipas kontratës”, thuhet në përgjigjen e Telekomit dhënë Gazetës Insajderi.

Mirëpo, sipas Telekomit të Kosovës kjo kompani asnjëherë nuk ka paraqitur pretendime të tilla përgjatë kohës sa kontrata ka qenë valide.

Këto pretendime kjo kompani, sipas Telekomit, i ka paraqitur vetëm pasi është një njoftuar zyrtarisht për mosvazhdimin e kontratës.

Telekomi i Kosovës kishte njoftuar këtë kompani 6 muaj para skadimit të kontratës se e njejta nuk do të vazhdohej.

Këtë e kishte bërë për shkak të një neni problematik në kontratë. Menaxhmenti I vitit 2018 ishin kujdesur që kontrata me këtë firmë të kishte një nen që I mundësonte vazhdimin edhe për pesë vite tjera. Ishte paraparë mundësia që kontrata të ishte valide për 10 vite, përkundër faktit se nuk kishte pasur tender për angazhimin e një operatori të tillë.

Mustafa: Ka kaluar kohë e gjatë, nuk e njoh Osmanin

Gazeta Insajderi lidhur me këtë çështje ka intervistuar edhe Agron Mustafën, që mbante postin e  kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, në kohën kur ishte nënshkruar kjo kontratë.

Ai nuk pranoi të fliste për detajet e kësaj kontrate, duke pohuar se “Ka kalu kohë e gjatë. 9 vjet. E kam problem me e kujtu”.

Në fakt, kanë kaluar vetëm gjashtë dhe jo nëntë, siç pohon ish-kryshefi I Telekomit të Kosovës.

Megjithatë, Mustafa thotë se nuk ka bërë asnjë veprim të kundërligjshëm dhe se përgjegjësia I takon komisioneve të brendshme.

“Ajo ka kaluar nëpër procedura të brendshme, të parapame. D.m.th unë në fund e kam nënshkru. Kaq”, ka thënë Mustafa.

I pyetur për përfshirjën e Osmanit në këtë kontratë Mustafa ka pohuar se nuk e njeh të famshmin e Felix’ave.

“Hera e parë që po e dëgjoj”, ka thënë Mustafa për njeriun për të cilin tashmë ka dëgjuar e tërë Evropa, meqë është pjesë e raporteve hetimore për kokainë të Europol’it.

Në shkurt të vitit 2022, Europoli kishte goditur grupin e tyre. Bashkim Osmani ishte përmendur si lider dhe ishte arrestuar. Mediat e atjeshme kishin përmendur edhe Qazim Osmanin. Si dhe dy vëllëzërit tjerë Bekim e Burim Osmanin.

Në operacionin e Europol ishin përfshirë agjentët spanjollë e belg. Bashkim Osmani ishte kapur në Majorka të Spanjës.

Raportet e Europol tregonin se ishte sekuestruar një pasuri e madhe e grupit të Osmanit. Vlera e tyre kalonte shumën prej 30 milionë eurosh. Aty përfshiheshin patundshmëri në Majorka, 84 piktura vaji, 16 orë luksoze, mbi 200 mijë euro kesh si dhe shtatë makina luksi. Raportet sugjeronin se organizata kriminale më në krye Felix’at e kishte krijuar këtë pasuri falë pastrimit të parave të përfituara nga importi I kokainës që ishte sjellë nga Amerika Latine dhe ishte shitur në tregun evropian.

JU REKOMANDOJMË

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg
05/11/2026 - 23:12

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka akuzuar biznesmenin e njohur Ram Geci, pronar i shoqërisë “Geci shpk“, në kuadër të një hetimi të gjerë...

Më shumëDetails

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Befason Spahiu: “Kurti hoqi dorë prej budallakive dhe u bë kryeministër”
05/11/2026 - 22:59

Nexhmedin Spahiu, profesor universitar, tha se Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë pasi që sipas tij klasa e re ka...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

Nënkryetarja e LDK-së reagon pas publikimit të sondazheve: Kujtojini zgjedhjet lokale dhe “kredibilitetin” e matësve një natë para tyre
05/11/2026 - 22:40

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se...

Më shumëDetails

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
05/11/2026 - 22:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me Sylejman Selimin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mbrëmjes së sotme kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit. Kjo është bërë...

Më shumëDetails

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”
05/11/2026 - 22:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 tetor 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Dukagjin Lekajt (Dukagjin Nikollaj), të cilin e ngarkon për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje...

Më shumëDetails

Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë

Bajrami: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ndodhet në gjendjen më të keqe ndonjëherë
05/11/2026 - 22:02

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qenë e intervistuar si dëshmitare për atë që unë kam folur për “mafinë energjetike”. Për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë