Julian Alvarez është shndërruar në një nga lojtarët më të komentuar të merkatos së verës.
Kjo vjen për shkak të dëshirës së tij për t’u larguar nga Atletico Madridi, duke synuar që të bëjë transferimin e tij të ëndrrave tek Barcelona.
Mirëpo është Atletico ajo e cila po bllokon këtë lëvizje, duke thënë se nuk është në shitje dhe se shihet si lojtari kryesor i “Los Colchoneros”.
Ndërsa tani bomba e madhe u zbulua se Arsenali ka arritur marrëveshje me Atleticon për transferimin e tij prej 50 milionë eurove, në një marrëveshje shkëmbyese që do ta shihte Viktor Gyokeres të transferohet te klubi madrilen.
Arsenali nuk ka arritur një marrëveshje me Alvarezin për kushtet personale, pasi ai dëshiron vetëm Barçën dhe dëshiron që Atletico Madrid të mbajë premtimin që ia kishin bërë atij.
Alvarez, ishte së fundi në grumbullim me Argjentinën në Botëror ku arriti ta çonte kombëtaren e tij deri në finale, por që u mposhtën nga Spanja.













