Sot bëhen dhjetë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës, kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.
Orteku i borës kishte mbuluar disa shtëpi të familjes Reka, më 11 shkurt 2012, u mori jetën 10 anëtarëve të kësaj familjeje. N
dërsa vajza e vogël Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.
Në ditët e para pas tragjedisë, Presidentja Atifete Jahjaga i kishte ndarë Amserës një fond prej 10 mijë euro.












