
Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet një protestë në mbështetje të popullit të Ukrainës.
Organizata joqeveritare dhe institucionet e Kosovës këtë protestë e kanë paraparë të mbahet në ora 12.
Kujtojmë se tash e gati dy javë Ukraina është në luftë me Rusinë dhe në shumë vende të botës janë duke u zhvilluar protesta masive kundër kësaj lufte, madje edhe në Rusi.










