Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot takimi te Konjufca për seancën konstituive, të ftuar janë liderët e partive politike

08/04/2025 - 08:11
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca e pranon se konsultohet me Dejona Mihalin: Nuk më jep urdhra, thejsht bisedojmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca do të mbaj sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive politike.

Këtë e ka konfirmuar, shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili tha se mbledhja do të mbahet në ora 12:00.

Kërçeli deklaroi se mbledhja do të mbahet për organizimin e seancës konstituive më 15 prill.

Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvend.

Të enjten e javës së kaluar, Kuvendi njoftoi për këtë takim, i cili do të mbahet në drekë, një javë para seancës konstituive të Kuvendit.

Një pikë e vetme është në rendin e ditës: “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Duke kërkuar formimin e qeverisë “sa më parë që të jetë e mundur”, presidentja konsideron se deri më 15 prill “ka kohë të mjaftueshme për partitë politike që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme”.

Ajo ka uruar që “ai proces të shkojë sa më mirë që është e mundshme dhe që konstituimi të kryhet po me atë datë”.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma). Së bashku, opozitarët kanë më shumë mandate (52) sesa partia e parë.

JU REKOMANDOJMË

Ministrja Gërvalla padit deputetin Artan Behrami

Ministrja Gërvalla padit deputetin Artan Behrami
13/07/2026 - 10:53

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka bërë të ditur se ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ngritur padi ndaj tij...

Më shumëDetails

KPK propozon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

KPK propozon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit
13/07/2026 - 10:42

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e tij të 298-të të mbajtur të hënën, ka nominuar prokurorin Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Emri i tij...

Më shumëDetails

“Vitia me mindil mëndafshi, spitalet pa çarçafë”- Deputetja e LDK-së reagon ashpër për gjendjen në Pediatri

“Vitia me mindil mëndafshi, spitalet pa çarçafë”- Deputetja e LDK-së reagon ashpër për gjendjen në Pediatri
13/07/2026 - 10:26

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër pas publikimit të disa fotografive në rrjetet sociale nga një nënë, ku shfaqet gjendja e...

Më shumëDetails

Pezullohet protesta e punëtorëve të RTK-së

Punonjësit e RTK-së dalin në protestë, kërkojnë pagesën e plotë të rrogave
13/07/2026 - 10:02

Protesta e paralajmëruar për sot nga Federata Sindikale e RTK-së dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së është pezulluar, pas vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës...

Më shumëDetails

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Turqisë
13/07/2026 - 09:46

Nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës”, në kuadër të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e...

Më shumëDetails

Alarmon IPK-ja: Higjienë jo e mirë, tulla betoni e lopata u gjetën në qendrën e ndalimit në Rahovec

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve, dyshohen për keqtrajtimin e një punonjësi të EULEX’it pas një incidenti për parkim
13/07/2026 - 09:34

Shërben si objekt ndalimi për kryerës të veprave penale. Në këtë qendër, qytetarë të dyshuar ndalohen kryesisht për 48 orë. Por kushtet higjienike në këtë qendër ndalimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    271 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 68
  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë