Me 11 vota pro dhe një kundër Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim për hapjen e urës mbi lumit Iber për qarkullimin e automjeteve.
Lidhur me kete vendim ka folur edhe analisti Nexhmedin Spahiu, i cili këtë vendim e ka quajtur si të drejtë dhe me vend.
‘Vendimi i sotëm i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut është vendim i duhur dhe pres që ky vendim të zbatohet sa më shpejtë, sepse vendimet e Kuvendit Komunal duhet të zbatohen”, ka thënë Spahiu për Veriu.info.
I pyetur se si pritet të jetë reagimi i serbëve karshi këtij vendimi, Spahiu ka dhënë një përgjigje interesante.
“Pres që serbët të kalojnë mbi urë”, ka thënë Spahiu në prononcimin për Veriu.info











