Juristi dhe publicisti shqiptar, Kreshnik Spahiu ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se Vetevendosje ka mashtruar shqiptarët duke premtuar bashkim kombëtar.
“Për mashtrimet e juaja thoni: S’na lejon Amerika. Për karriget tuaja thoni: Jemi sovran, ç’ka don Amerika”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Pyeta disa aktivistë të Vetëvendosjes: Pse hoqët dorë kur morët pushtetin nga referendumi Kosovë-Shqipëri që e premtuat 20 vjet?
Mu përgjigjën: “Nuk bashkohemi me Edi Ramën, por edhe s’na lejon Amerika.
Ju thash: Ju premtuat bashkim kombëtar apo bashkim qeveritar? Do bashkoni tokat apo kokat?
Ju nuk premtuat Bashkim Albin-Meta, por bashkim Kosovë-Shqipëri.
Për mashtrimet e juaja thoni: S’na lejon Amerika.
Për karriget tuaja thoni: Jemi sovran, ç’ka don Amerika














