Analisti Nexhmedin Spahiu ka reaguar pas ndalimit të vizitës së një grupi studentësh nga Europa për të vizitës kompleksion memorial në Prekaz, me preteksin se ishin studentë serbë.
Veprimi i tifozëve të Drenicës “Shqiponjat e Zeza” që ndaluan studentët që udhëtonim me autobus kosovar, nuk i ka pëlqyer aspak analistit Spahiu, raporton Veriu.info.
Postimi i Nexhmedib Spahiut:
Moslejimi i kujdoqoftë për të vizituar kompleksin memorial të Jasharve në Prekaz është gjest antikombëtar. Familja Jashari duhet të deklarohet se ata që penguan vizitën e studentëve serbë në kompleks nuk ua duan të mirën as Jasharve as Kosovës.












