Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SPAK sekuestron apartament në pronësi të një shoqërie të lidhur me Erion Veliajn – një tjetër akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës

22/05/2025 - 18:04
në Lajme
A A
SPAK sekuestron apartament në pronësi të një shoqërie të lidhur me Erion Veliajn – një tjetër akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj i është sekuestruar një apartament dhe i është shtuar edhe një akuzë.

Me kërkesë të SPAK dhe vendim te GJKKO është sekuestuar një pasuri lloji apartament ne zonën e Selites dhe një shtese, te regjistruara ne ASHK ne emrin e subjektit “A.K. Shpk.

SPAK dyshon se çifti Veliaj- Xoxa kane interesa pasurore faktike mbi këto dy pasuri.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

JU REKOMANDOJMË

“Paradoks i madh”, Drejtoresha e Bujqësisë në Drenas liron detyrën pasi u punësua si zyrtare e lartë po në këtë drejtori
Lajme

“Paradoks i madh”, Drejtoresha e Bujqësisë në Drenas liron detyrën pasi u punësua si zyrtare e lartë po në këtë drejtori

22/05/2025 - 22:07
E rëndë: Gjendet i vd’ekur një 15 vjeçar kosovar, dyshohet se u vetaksidentua me bicikletë
Lajme

E rëndë: Gjendet i vd’ekur një 15 vjeçar kosovar, dyshohet se u vetaksidentua me bicikletë

22/05/2025 - 21:57
Kallas: Përgjegjësit e sul’mit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Lajme

Kallas: Përgjegjësit e sul’mit në Banjskë të dalin para drejtësisë

22/05/2025 - 21:51
Haradinaj: Opozita duhet të jetë më unike në raport me Qeverinë Kurti
Lajme

“Limaj ndihmoi AAK-në të kalojë pragun” – Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Po serviloset pas 20 vjetësh akuza

22/05/2025 - 21:43
Dy nga të arrestuarit për korrupsion në Prizren: Avokat dhe punonjës i Gjykatës Themelore
Kryesore

Dy nga të arrestuarit për korrupsion në Prizren: Avokat dhe punonjës i Gjykatës Themelore

22/05/2025 - 21:36
Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
Lajme

Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin

22/05/2025 - 21:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    510 Shpërndaje
    Shpërndaje 204 Tweet 128
  • Morina në Kanal 10: Policia po i nënshtrohet familjes Gërbeshi nga Vushtrria (VIDEO)

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Fotografitë që s’i pamë: Albin Kurti dhe Bedri Hamza ‘i gjuhen’ flisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë