Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar katër seancat e para për fillimit e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të përballen me gjyqtarët e Speciales në muajin Prill.
Fillimisht, më 20 mars do të mbahet një seancë për ecurinë e çështjes e më pastaj në muajin prill janë caktuar katër seancat e para për fillimin e gjykimit.
Më 3, 4, 5 dhe 11 prill do të mbahen seancat e para me fillim nga ora 09:30, por që do të transmetohen me 45 minuta vonesë.

Vlen të theksohet se krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara në Hagë pas arrestimit të tyre lidhur me akuzat e Speciales për krime lufte.
Kujtojmë se sot është mbajtur seancë ndaj Pjetër Shalës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku mbrojtja ka bërë parashtrimet fillestare të çështjes.













