Jemi edhe zyrtarisht në pjesën e fundit dhe më të bukur të Ligës së Kampionëve.
Sonte, me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale.
Në “Emirates Stadium”, Arsenali e pret skuadrën e PSG-së, me të dy skuadrat që kanë pasur një edicion fantastik deri tashTI.
‘Topçinjtë’ e Artetas eliminuan në çerekfinale Real Madridin, kurse parisienët ia dolën ndaj Aston Villës, derisa paraprakisht kishin eliminuar edhe një skuadër tjetër angleze, Liverpoolin.