Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spektakolare mbrojtja e Thaçit, e qet në rrena dëshmitarin me fakte – ai tenton të nxirret me interpretime

19/08/2024 - 21:41
në Lajme
A A
Spektakolare mbrojtja e Thaçit, e qet në rrena dëshmitarin me fakte – ai tenton të nxirret me interpretime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një përformancë e jashtëzakonshme faktesh është dhënë sot nga mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor në Hagë, që u rikthye sot pas një pushimi prej gati një muaji.

Në seancë u paraqit një ish major i forcave të KFOR-it amerikan, Steve Russell.

Ai në intervistat e tij kishte folur për zhvillimet në rajonin e Gjilanit, kryesisht pas qershorit 1999.

Një nga përballjet me interesante të sotshme në sallën e gjyqit ishte ajo me mbrojtjen e ish presidentit Hashim Thaçi.

Russell kishte thënë në intervistat e tij të mëhershme për prokurorinë se Thaçi kishte deklaruar gjatë një vizite në Gjilan, menjëherë pas luftës se ishte për një Kosovë jop multietnike.

Mbrojtja e sfidoi dëshmitarin me videon e fjalimit nga ajo ngjarje, ku në fakt, Thaçi nuk e kishte thënë fare atë gjë, dhe madje kishte folur të kundërten, që të mos ketë krime e ndasi etnike.

“Besoj se e dëgjuat tani fjalimin, Hashim Thaçi nuk ka thënë atë cfarë pretendoni ju se ka thënë ai. Ju keni thënë që ai ka thënë se nuk dëshironte që të kishte një Kosovë multietnike, apo jo?”, e pyeti avokatja.

I zënë ngushtë, dëshmiutari u përpoq të nxirrej në disa emra qytetesh e interpretimesh.

‘’Jo ekzaktesisht e formuluar kështu, ndoshta, por mendoj që pjesa e lidhur me Mitrovicën që e degjova unë, mund të interpretohet në atë mënyrë, më pas komentet për Luginën e Presheves që ata duhet të ishin të lirë që të vetëvendosnin besoj se do të më conin mua të bëjë të njejtat iomente që kam bërë edhe më përpara sa i takon këtyre pjesëve, këtyre zonave”, u përgjigj dëshmitari.

Avokatja ia ktheu se në fakt Thaçi kur foli për Mitroviocën, foli për bashkim, për urën që I bashkon njerëzit dher qytetet e jo për dëbime.

“Nuk jam e qartë me atë çfarë thatë, lidhur me Mitrovicën, besoj është nga fundi i faqes 5, ajo çfarë ka thënë në transkript, që ka një ndarje të defakto të qytetit atje, një ndarje që na shqetëson, kështu që ne po bëjmë më të mirën tonë të nderpresim këtë ndarje në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, ka pasur një urë, ura e Ibrit, dhe ne do të punojmë që kjo të jetë urë lidhëse, një urë që I bashkon qytetet, a është kjo pjesa, kjo pjesa që ju thoni se ai nuk po shfaqte, nuk po parashikonte një Kosovë multietnike, me këtë e lidhni komentin tuaj” Russell u përgjigj se kështu e kishte interpretuar ai.

‘’Mendoj se të paktën mënyra se si e kemi kuptuar ne, ekzistonte pjesa e serbëve në Mitrovicë dhe duhej që të zgjidhej le të themi dallimi ose ndarja që ekzistonte atje pavarësisht se si mund të interpretohet kjo”.

Avokatja më pas I kërkoi një fakt mbi atë interpretim që po bënte.

‘’Sa i takon analizës historike që ju mendoni se është e saktë, ju thoni si më poshtë: fjalimi i Thaçit ishte armiqësor dhe ishte kundër multietnicitetit, a mund të na thoni për çka e keni fjalën, a mund të na thoni një fakt se nga e keni nxjerrë këtë përfundim tuajin sa i takon këtij fjalimi të zotit Thaçi?“.

Avokatja më pas shtoi pjesë nga deklarata e mëparshme e Russell në Prokurori, duke e cituar se e kishte thënë disa herë se Thaçi fliste për një Kosovë pa multietnicitet.

Kur nga kjo u zu më shumë ngusht, dëshmitari tentoi të dalë të Lugina e Preshevës, që Thaçi e kishte përmendur në fjalim. “Ai foli për Luginën e Preshevës dhe në ato rajone që duhej të vendosnin vet për të ardhmen e tyre dhe kjo ishte në kundërshtim me rezolutën 1244”, ishte përgjigja e tij.

Por avokatja sërish insistoi në fakte.

“ Do të flasim për Preshevën pak më vonë, megjithtë pyetja ime ishte kjo, nuk ka thënë zoti Thaci në asnjë vend ato që prtendoni që ka thënë, apo jo?”.

E Russell sërish tentonte të nxirrej me interpretime.

“Interpretimi i Mitrovicës, mënyra se si interpretoj unë, pjesa e lidhur me Mitrovicën, ishte që ai ka folur për problemet ose shqetësimet që kanë qenë aty, ose të paktën interpretimi im është që serbët nuk ishin të mirëpritur, sa i takon kontekstit më të gjerë mendoj që mund të interpretohet fjalimi, ose pjesa e fjalimit që serbët nuk ishin të mirëpritur në Kosovë” Më pas dëbatio kaloi në atë se dikush tjetër atë ditë që foli pas Hashim Thaçit, përmendi një Kosovë pa serbë.

Avokatja I tha se i ka të gjitha fjalimet e asaj dite në Gjilan dhe se mund t’i lëshonte.

‘’Unë kam videot e të gjitha fjalimeve që janë mbajtur atë ditë dhe unë ju parashtroj se asnjë folës atë ditë nuk ka folur lidhur me nevojën për të pasur një Kosovë pa serbë dhe nëse doni mund të transmetoj të gjithë videon?”, tha avokatja.

Nga paneli u mundësua që të lexohen transkriptet e fajlimeve të asaj dite. Dhe gjërsa kalonte nepër faqe, Russell nuk e gjente askund që dikush kishte thënë se “na duhet një Kosovë pa serbë”.

I zënë ngusht, dëshmitari tentoi të kapej në mundësinë që videot të ishin të redaktuara.

‘’Nga këto fragmente nuk shikoj asnjë deklaratë të tillë, me videon duke menduar që cdo gjë ka qenë në vijëmsi e pa ndryshuar e pa edituar, e pa redkatuar ..”.

Avokatja tha se ky përkthim dhe transkript është pasqyrë e plotë e asaj cfarë është thënë në fjalime dhe se ato janë dhënë nga transmetuesi i asaj kohe.

Mbrojtja më pas i tha se as mediat tjera, si Asociated Press por edhe ato vendore nuk kishin raportuar për një deklaratë të tillë nga zotri Thaçi apo dikush tjetër. Dhe shkrimet nga këto media u prezantuan në sallë dhe edhe video nga fjalimi i Hashim Thaçit u pranuan si prova nga paneli.

Ky dëshmitar ishte kontravers edhe në pika të tjera, pasi mbriojtja e sfidoi me qëndrimet e tij se “fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë, nuk ishte për qëllime te paqes”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë