Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spitali i Vushtrrisë lëshon raporte mjekësore në letër të thjeshtë

13/02/2022 - 10:44
në Kryesore, Lajme
A A
Spitali i Vushtrrisë lëshon raporte mjekësore në letër të thjeshtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë po përballet me probleme të furnizimit me material logjistik tash e disa kohë. Në mungesë dokumentacionit, spitali i ka lëshuar raportet në letra të thjeshta. Nga Spitali thonë se në çdo letër që lëshohet vendoset faksimili i mjekut dhe vula e institucionit, por për këtë nuk janë në dijeni nga Ministria e Shëndetësisë. Megjithatë, MSH-ja pranon se ka probleme që duhet zgjidhur sa i përket dokumentacionit mjekësor.

Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë për më shumë se dy muaj ka hasur në vështirësi të furnizimit me material logjistik. Në mungesë të dokumentacionit, ky spital ka lëshuar raporte në letra të thjeshta. Pavarësisht se nga Spitali kanë thënë se në çdo letër që lëshohet vendoset faksimili i mjekut dhe vula e institucionit, në këto raporte mungojnë të dhënat e pacientëve.

Gazeta ka siguruar një fotografi të një raporti ku shihet se është lëshuar në një copë letre nga Klinika e Pediatrisë e këtij spitali. Është shënuar diagnoza, terapia orale, terapia për inhalim dhe analizat në laborator.

Për këtë nuk është në dijeni Ministria e Shëndetësisë. Në një përgjigje me shkrim, MSH-ja ka thënë se ky spital do të duhej ta njoftonte Shërbimin Spitalor Klinik Universitar për problemin me të cilin përballet. Megjithatë, ka pranuar se ka probleme që duhet zgjidhur sa i përket sigurimit të dokumentacionit mjekësor. Ky dikaster e vë në përgjegjësi Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke thënë se mosfunksionalizimi i tij prej gati 11 muajsh, po zvarrit zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Ne nuk kemi marrë ndonjë informacion zyrtar për një gjë të tillë nga spitali në fjalë, ose të paktën, ata kanë mundur ta informojnë SHSKUK-në duke qenë që janë pjesë e saj. Sa i përket dokumentacionit mjekësor, ka probleme për t’u zgjidhur, për shkak se lënda për sigurimin e dokumentacionit ka një kohë të gjatë që është në procedura të ankesës në OSHP dhe për shkak se ky organ për momentin nuk është funksional, nuk ka marrë ende epilog”, ka njoftuar Zyra për Media e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë, në problemin me furnizim kanë hasur edhe institucionet e tjera, por “janë shfrytëzuar alternativa të tjera për zhvillimin administrativ të procedurës së kontrollit të pacientëve”.

“Megjithatë, kujdesi i vazhdueshëm ka qenë që në çdo letër që lëshohet të vendoset faksimili i mjekut specialist dhe vula e institucionit. Në të njëjtën kohë, në librin e protokollit janë regjistruar të dhënat e pacientit, diagnoza dhe terapia”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Edhe pse të qasshëm në komunikime përmes formave elektronike, drejtuesit e spitalit nuk e kanë parë të arsyeshme të lejojnë që ekipi i KOHËS të hyjë brenda hapësirave spitalore që të njoftohet prej së afërmi me problemin.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së spitalit, Shefkije Shatri, shkurtimisht nëpërmjet telefonit ka deklaruar se furnizimi me dokumentacion ndodh periodikisht nga niveli qendror.

“Në planifikimin tonë vjetor kemi përcaktuar nevojat dhe presim të furnizohemi. Ndërsa, furnizimi me mjete të Spitalit do të realizohet po sa të lëshohen mjetet që pritet të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë ajo.

Shatri ka njoftuar se për këtë problem, gjatë kësaj jave është mbajtur edhe një mbledhje me stafin e Klinikës së Pediatrisë, por nuk ka dhënë detaje për diskutimet brenda takimit.

Njohësi i politikave shëndetësore, Sylejman Meholli, ka thënë se përgjegjës për furnizimin e institucioneve shëndetësore është Ministria e Shëndetësisë dhe se barra e përgjegjësisë nuk do të duhej të binte mbi personelin shëndetësor.

Sipas tij, institucionet dhe profesionistët shëndetësorë nuk do të duhej të përballeshin me sfidën e mungesës së materialit.

“Nuk ishte dashur të kishte fare mungesë dhe nuk do të duhej që institucionet shëndetësore dhe aq më pak profesionistët shëndetësorë fare të sfidohen, të shënojnë në letra të thjeshta në kohën kur nivelet e sistemeve shëndetësore kudo në botë kanë kaluar në nivele të digjitalizimit e ne po flasim për mungesa elementare”, ka thënë Meholli.

Me të njëjtin problem javë më parë është ballafaquar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Nexhmedin Rashica, ka thënë për KOHËN se tashmë ka material të nevojshëm të siguruar. Ai ka paralajmëruar se të gjithë mjekët të cilët nuk do t’i shfrytëzojnë udhëzimet do të marrin përgjegjësi për parregullsi dhe neglizhencë.

“U.d. i Drejtorit të QKMF-së sqaron se do të shkojnë në përgjegjësi të gjithë mjekët që veprojnë ashtu dhe të cilëve u evidentohet faksimili për parregullsi të tilla”, ka thënë ai.

Dokumentacioni mjekësor ka karakter juridik. Udhëzimi administrativ në Shëndetësi, Nr.02/2010, ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për unifikimin dhe standardizimin e dokumenteve shëndetësore në Institucionet Shëndetësore.

Faksimili nuk guxon të shkruhet në letra që nuk janë dokumentacione të lejuara shëndetësore, përndryshe ekzistojnë dispozitat ndëshkuese në vlerë prej 2 mijë euro.

“Mospërdorimi i dokumenteve shëndetësore të cilat përfshin ky Udhëzim Administrativ në institucionet shëndetësore të KPSH-së, KDSH-së dhe KTSH-së parashihen masa ndëshkuese në vlerë prej 2 mijë eurosh”, thuhet në pikën 1 të Nenit 13 për dispozitat ndëshkuese në Udhëzimin Administrativ.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë