Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq pritet të mbahet më datën 14 shtator.Kështu ka konfirmuar dje përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel.
Në lidhje me këtë takim janë deklaruar për “Gazeta Blic” nga Partia Demokratike e Kosovës.Deputeti i këtij subjekti politik, Hajdar Beqa, tha se nuk pritet asgjë nga ky takim.
“Nga ky takim unë nuk pres asgjë, asnjë rezultat. Me këtë kryeministër që ka aktualisht Kosova unë pres asnjë marrëveshje. Për çështjen e zgjedhjeve në veri janë dakoorduar, por kryeministri Kurti po bën sa për populizma e konsum të brendshëm” deklaroi Beqa për “Gazeta Blic”











