Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Stacioni i Autobusëve i Mitrovicës shiti kundërligjshëm 10 tonë metale të kulmit të objektit përmes një procesi të manipuluar (Dokument)

29/06/2023 - 21:48
në HULUMTIME
A A
Stacioni i Autobusëve i Mitrovicës shiti kundërligjshëm 10 tonë metale të kulmit të objektit përmes një procesi të manipuluar (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shitja e disa aseteve (pasurive) nga ndërmarrja lokale Stacioni i Autobusëve Sh.A. në Mitrovicë, kishte ngjallur reagimin  e disa asamblistëve opozitarë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ku si rezultat i kësaj Kryshefi i Stacionit të Autobusve, Esat Jusufi i ka dërguar raport mbi shitjen e metaleve të kulmit të objektit Komisionit Komunal të Aksionarëve, raport i cili është pikë shqyrtimi në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Në këtë 07 Raport i KKA të NPL Stacioni i Autobusëve – Sh.A. të siguruar nga Veriu.info shpjegohet rrjedha e shitjes së bakrit, hekurit dhe inoks-it, ku gjitha raportet nga Komisioni për shitjen e këtyre asete janë shkruar me shkrim dhe si proces është i dyshimtë, sidomos për shkak të numrave të protokollit që mbajnë dokumentet.

Raporti vërteton shqetësimet publike se i gjithë procesi ishte i kundërligjshëm, pasi që shitja e aseteve të kompanisë nuk është bërë përmes rregullave të prokurimit publik, përkatësisht manualit të KRPP-së (Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik) E Rregullat per shitjen e Aseteve (1), i cili është nxjerrë më 10.06.2016 në bazë të Nenit  87.2.18 të Ligjit Nr. 04/042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092.

KRPP ka përcaktuar qartë rregullat për shitjen e aseteve publike, ku duhet të ndiqen paraprakisht këto faza: 1) Identifikimi i llojit të aseteve; 2) Inicimi dhe miratimi i një procesi të heqjes/shitjes se aseteve; 3) Zgjedhja e metodës së heqjes/shitjes se aseteve, 4) Publikimi i njoftimeve për heqje/shitje dhe për dhënie te kontratës, 5) Afati kohor  për pranim të ofertave (periudha në mes të publikimit të njoftimit të një ankandi publik dhe datës se ankandit do të jetë të paktën dhjetë ditë kalendarike); 6) Dorëzimi dhe tërheqja e ofertave, procesi i mbylljes dhe i hapjes së ofertave; 6) Kriteret për dhënien e kontratës; 7) Procedurat e Shqyrtimit. (Lexo E Rregullat per shitjen e Aseteve (1))

Duke shkelur një nga një këto rregulla të përcaktuara me legjislacionin në fuqi të prokurimit publik për shitjen e aseteve, Esat Jusufi, Kryeshef Ekzekutiv i ndërmarrjes lokale Stacioni i Autobusëve Sh.A. – Mitrovicë, më datë 06.02.2023 ka nxjerrë një vendim për formimin e Komisionit për Shitjen e Mbeturinave të Hekurave, i cilit e fut nën trysni për shitjen e këtyre aseteve të kompanisë, duke i dhënë 10 ditë kohë për të raportuar për shitjen e hekurit.

Në gjitha institucionet publike zhvleftësimi i aseteve është një proces që kryhet përmes një komisioni adekuat, por që këtu rolin e komisionit e kryen vet Kryeshefi, duke theksuar në vendim se ndër gjërat që do të shiten duhet të jenë edhe ‘elementet e kuzhinës nga ish restoranti të amortizuar dhe pa vlera’. Pra, kryeshefi Esat Jusufi vet e përcakton se çka ka vlerë e çka jo për kompaninë.

Në raportin e siguruar nga Veriu.info, shihet se vetëm një ditë pasi që ai e cakton Komisionin vijnë tri oferta në kompani për blerjen e metaleve të bakrit, hekurit dhe inoksit (material me bazë çeliku).

Këtu përveç që shkelen gjitha rregullat e prokurimit publik, shihet se kompanitë duke ofertuar vetëm një ditë pas formimit të komisionit kanë qenë në dijeni për procesin dhe është shmangur konkurrenca dhe për pasojë edhe mundësia e aplikimit të kompanive tjera potencialisht me çmime më të favorshme. Në këtë proces me disa letra/’oferta’ të mbushur me kimik shihet se kanë aplikuar tri kompani: 1) Metalurgu Sh.P.K nga Mitrovica, Sabri A. Isufi B.I. (N.T.SH. “NAKI- Fe”) nga Mitrovica dhe G – Plus Sh.P.K nga Graçanica. Duke i dorëzuar ofertat vetëm një ditë pas themelimit të Komisionit dhe pa një shpallje publike prej të paktën dhjetë ditësh siç e përcaktojnë rregullat e prokurimit publik, kjo ngjallë dyshime se ky ishte një proces komplet i montuar dhe i kundërligjshëm gjithësesi.

Keqpërdorimi më gjithë këtë proces të shitjes së aseteve publike dëshmohet përmes vet dokumenteve të dorëzuara nga Kryeshefi Ekzekutiv, Esat Jusufi, ku ai vet tregon se Komisionin e ka themeluar me 06.02.2023, ofertat shihet se janë dorëzuar pa shpallje publike me datë 07.02.2023, shitja e aseteve është bërë më 07.02.2023, ndërsa shpallja e fituesit është bërë 09.02.2023, pra dy ditë pasi që veçse ka filluar shitja e aseteve. Kjo dëshmon se i gjithë procesi ishte i manipuluar. Kjo përveç që është krejtësisht e kundërligjshme, është edhe teknikisht jashtë çdo logjike.

Njëra prej fletngarkesave të lëshuara nga Metalurgu Sh.P.K që mbanë datën 07.02.203, thotë se është dorëzuar ngarkesa prej 1870 kg, por që nuk specifikon se cili lloj i metalit është dorëzuar për shitje. Në anën tjetër kemi procesverbalin e Komisionit, i cili thotë: “Hapja e ofertave të mbeturinave të bakrit, inoks dhe hekur”, procesverbal që mbanë datën 09.02.2023, pra dy ditë pas shitjes së parë.

Në këtë procesverbal po ashtu thuhet: “më datën 09.02.2023 Komisioni bashkë me ofertuesit për tender të bakrit, inoks-it dhe hekurit u bë qelja e zarfave për shitjen e mbeturinave të bakrit, inoks dhe hekurit. Fitues i këtij tenderi me ofertë ma të mirë është METALURGU me pronar Enver Haliti në prani të ofertuesve tjerë. Komisioni i caktuar nga ndërmarrja Stacioni i Autobusve Sh.A. më numër të protokollit  20.02.2023 … (pjesa në vazhdim është vështirë e lexueshme)”.

Ky procesverbal (proces) mbanë datën 09.02.2023 dhe është i nënshkruar nga Drita Gashi, Florim Hajrizi dhe Halit Hamza.

Se ekziston dyshimi i bazuar që i gjithë procesi është i manipuluar, tregojnë edhe numrat e protokollit të ofertuesve, ku të gjitha ofertat e kanë numrin e njëjtë të protokollit 21B (07.02.2023). Se dokumentet e Stacionit të Autobusve nuk mbajnë shkronja pas numrave, e vërteton fakti se vendimi i Kryeshefit për formimin e Komisionit ka numër protokolli 20, ndërsa kërkesa e kryesuesit të Bordit, Naim Hajrizi ka numër protokolli 153. I dyshimtë është edhe fakti se oferta fituese e kompanisë Metalurgu Sh.P.K ka dy vule protokolli, njërën më datë 07.02.2023 dhe tjetrën më datë 09.02.2023.

Në raportin që është dorëzuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga Kryeshefi i Stacionit të Autobusve, paraqiten edhe disa fleta të peshores së kompanisë që i ka blerë metalet, ku thuhet se më datë 10.02.2023 është dorëzuar ngarkesa prej 1560 kg bakër, përderisa në procesverbalin e komisionit thuhet se bakri është shitur në dy ditë të ndryshme, fillimisht më datë 10.02.2033 thuhet se janë dorëzuar 960 kg, ndërsa më datë 11.02.2023 janë dorëzuar 600 kg. Pra, fleta e ngakesës së kompanisë Metalurgu Sh.P.K. thotë që dorëzim-pranimi i bakrit është bërë me një kamion (v.j.), duke caktuar edhe peshën e kamionit para ngarkesës dhe pas ngarkesës, përderisa procesverbali i komisionit e thotë të kundërtën, gjë që dështon manipulim me shifra të asete të kompanisë nga njëra palë.

Nga raporti i dorëzuar prej Kryeshefit Ekzekutiv tek Komisioni Komunal i Aksionarëve dhe më pas të Kuvendi Komunal për shqyrtim në ditën e nesërme, shihet se kjo kompani pikërisht më datë 07.02.2023 i ka shitur hekur (rrethojat e stacionit) edhe personit privat Rexhep Shala. Vetëm një ditë pas themelimit, Komisioni thotë se oferta e Rexhep Shalës ishte më e mira, anipse nuk tregon se kush kanë qenë ofertuesit e tjerë. Jashtë çdo procedure ligjore, Komisioni i formuar nga Kryeshefi Ekzekutiv me një faqe procesverbal të nënshkruar me kimik shpall fitues Rexhep Shalën dhe të njëjtën kohë vlerëson sa kg hekur ka marrë dhe i cakton shumën që duhet të paguaj. Ky procesverbal ku konstatohet shuma e hekurit të blerë, nuk është i nënshkruar nga blerësi Rexhep Shala dhe në të njëjtin shihet se shkruan data 06 shkurt, por e cila është përmirësuar dhe është bërë 07 shkurt.

Në faqen e fundit të raportit të kryshefit është i bashkëngjitur procesverbali i datës 09.02.203 për hapjen e ofertave, ku ndër të tjera thuhet se Komisioni është caktuar nga ndërmarrja më datë 20.02.2023, pra disa ditë pas procesit të shitjes së metaleve.

Në raportin e kryeshefit ekzekutiv thuhet se shitja e këtyre metaleve ka kushtuar 15 mijë 617 euro, përderisa në asnjë pjesë të raportit nuk paraqitet ndonjë kontratë e nënshkruar me operatorin fitues e as komisioni nuk iu referohet ndonjë kontrate.

Veriu.info ka tentuar të kontaktoj me kompanitë që kanë ofertuar në këtë proces, por kontakti ka qenë i mundur vetëm me kompaninë G-Plus Sh.P.K., ku drejtori menaxhues Genc Rushiti, i pyetur se ku e ka parë shpalljen për shitjen e këtyre metaleve ka thënë: “Ne e kemi një kompani të vogël dhe kemi ndëgjuar prej disa miqëve për blerjen e metaleve në stacionin e autobuseve, kështu që jemi interesuar”, përderisa kur është pyetur se kur e ka dorëzuar ofertën, ai është përgjigjur: “Ofertën ua kemi bërë para 5-6 muajve nuk me kujtohet saktë me datë”.

Në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, si pikë e shtatë e rendit të ditës është Raporti i Komisionit të Aksionarëve të Stacionit të Autobusve, ku asamblistët e Kuvendit Komunal kanë mundësi të diskutojnë në lidhje më gjithë këtë proces./Veriu.info

Lexoni raportin e plotë të Kryshefit Ekzekutiv, Esat Jusufi KËTU

JU REKOMANDOJMË

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion
02/11/2026 - 17:02

Në kuadër të projektit për ndriçimin SMART të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka lidhur dy kontrata të ngjashme në dy vitet e fundit për rregullimin e ndriçimit. Kontratën...

Më shumëDetails

Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)
31/10/2026 - 16:13

Kuvendi Komunal i Lipjanit në mbledhjen e mbajtur dje ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të 30 mijë metrave katrorë (3 hektarë) tokë komunale...

Më shumëDetails

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

“ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro
28/10/2026 - 14:07

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një Kabinet të...

Më shumëDetails

“Miliona” e Salih Imerit u zbulua duke ofruar radiologji stomatologjike pa licencë, Inspektorati ia ndaloi shërbimin (Dokument/foto)

“Miliona” e Salih Imerit u zbulua duke ofruar radiologji stomatologjike pa licencë, Inspektorati ia ndaloi shërbimin (Dokument/foto)
27/10/2026 - 16:02

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë shpeshherë në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)
26/10/2026 - 19:33

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një laborat në...

Më shumëDetails

Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara
23/10/2026 - 16:29

Një tjetër skandal i rëndë në sektorin e shëndetësisë private në Kosovë është zbuluar nga Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kapur në flagrancë Institucionin Privat Shëndetësor (IPSH) Ambulanca...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë