Analistja amerikane, Ivana Stradner ka analizuar takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me atë të Francës, Emmanuel Macron.
Stradner në një postim në “X”, i ka reaguar presidentit Macron i cili në një postim tha se “Franca është e përkushtuar për të ardhmen evropiane të Serbisë, një të ardhme që po shkruhet tashmë.”
Stadner ka shkruar se është qesharake të shohësh Macron që thotë që Franca është e përkushtuar ndaj të ardhmes evropiane të Serbisë, kur në fakt Vuçiq nuk dëshiron anëtarësim në BE.
“Ai dëshiron të jetë në “rrugën e BE-së” (siç e quan ai) dhe merr para evropiane për mbijetesën e tij politike, ndërsa bashkëpunon me Kinën dhe Rusinë”, ka shkruar ajo.
Analistja amerikane tutje ka thënë se lajmi i vetëm i mirë nga ky takim është se thuhet se Macron i ka kërkuar Vuçiqit që të vendos para drejtësisë personat që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë.
“Le të shohim nëse Vuçiq do ta realizojë atë që ka premtuar. Nuk do të habitesha që Vuçiq i ka premtuar Macronit se do ta rregullonte këtë pas zgjedhjeve… vetëm për të blerë më shumë kohë”, ka shkruar Stradner.
Stradner tutje është shprehur se raportohet që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar një kontratë të re në lidhje me avionët francezë Rafale.
It’s laughable to see that Macron says 🇫🇷 is committed to Serbia’s European future. When, in fact, Vucic doesn’t want EU membership. He wants to be on “EU path” (as he calls it) and gets European money for his political survival while cooperating with China and Russia.
The only… https://t.co/Ghvao9iM7C
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 9, 2024












