Stafi i Teatrit “Muharrem Qena” që operon në qytetin e Mitrovicës , është futur në grevë e krejt kjo ka ardhur sipas tyre nga degradimi që po iu bëhet në pagë, shkruan Veriu.info
Ata i kanë adresuar kërkesat e tyre që janë: “Të bëhet korigjimi i koeficentëve siç kemi qenë deri më tani (Krijues dhe përformues të artit dhe kulturës)
Të mos procedohet ndryshimi në listen e pagave dhe të paguhemi njëjt siç jemi paguar nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, deri më tani”.
Stafi ka paralajmruar që greva mbahet në interval të punes, nga sot me datë 31.10.2023 deri me datën 03.11.2023 do të jenë në grevë, nëse kërkesa nuk plotësohen në këtë afat kohor greva vazhdon përsëri nga data 06.11.2023 deri në plotësimin e kërkesave njoftojnë grevistët e teatrit.
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Ne stafi i Teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë, para një jave konkretisht me datën: 23.10.2023 kemi lajmruar punëdhënësin (Komunën e Mitrovicës- DKRS- Ud Drejtorin e Teatrit) se prej sot do të futemi në grevë zyrtarisht.
Arsyeja e grevës është, degradimi në pagë.
Kërkesat tona janë këto:
1. Të bëhet korigjimi i koeficentëve siç kemi qenë deri më tani (Krijues dhe përformues të artit dhe kulturës)
2. Të mos procedohet ndryshimi në listen e pagave dhe të paguhemi njëjt siç jemi paguar nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, deri më tani.
Nga sot me datë 31.10.2023 deri me datën 03.11.2023 jemi në grevë, nëse kërkesat tona nuk plotësohen në këtë afat kohor greva vazhdon përsëri nga data 06.11.2023 deri në plotësimin e kërkesave.
Greva mbahet në intervalin e orarit të punës, nga ora: 08:00-16:00, në zyret e dhëna në shfrytëtzim për Teatër, në Omni Sport.
Me respekt këshilli grevistë!













