Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro

19/08/2026 - 10:25
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palicencuara dhe punonte me staf të palicencuar, gjobitet vetëm me 2 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private që operojnë në mënyrë të kundërligjshme, me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), kemi hasur edhe në një klinikë të transplantimit të flokëve në Gjilan.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor “Star Hair Clinic” Sh.P.K. me themelues Muhamet Qerimi është gjobitur me 2 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit Shëndetësor për gjobitjen e “Star Hair Clinic”, thuhet se gjatë inspektimit është konstatuar se kjo klinikë ushtron veprimtari shëndetësore në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke mos përmbushur kërkesat për kuadër profesional të licencuar dhe të regjistruar.

Po ashtu, në vendim theksohet fakti se “Star Hair Clinic” ofronte shërbime shëndetësore të palajmëruara dhe palicencuara në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Veriu.info ka gjetur se ky vendim për “Star Hair Clinic” i hartuar nga inspektorja shëndetësore, Arlinda Pestisha Aliu ka dallime thelbësore në krahasim me vendimet e inspektorëve të tjerë, për faktin se në të nuk janë evidentuar të gjeturat konkrete për staf të palicencuar dhe për ushtrim të veprimtarisë shëndetësore pa licencim në DLA/MSh.

Pra, nuk ka specifikuar se kush është gjetur duke punuar pa licencim nga stafi dhe njashtu nuk ka specifikuar se cilat shërbime shëndetësore ofroheshin pa licencim, duke lënë hapësirë për interpretim në favor të “Star Hair Clinic”.

Gjithashtu në krahasim me disa institucione tjera shëndetësore që janë zbuluar duke punuar me staf të palicencuar dhe duke ofruar shërbime të palicencuara, gjoba e shqiptuar nga inspektorja Arlinda Pestisha Aliu ndaj “Star Hair Clinic” është shumë më e ulët.

Veriu.info ka kërkuar qasje nga Ministria e Shëndetësisë edhe në procesverbalin e inspektimit, por i njëjti nuk na është ofruar, ku për këtë shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike kemi bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “RINU” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

LEXONI EDHE:

Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

 

Tags: Star Hair Clinic

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: Sejdiu tregoi dinjitet, do të ishte zgjedhja e duhur për President

LDK s’ka votë për Konjufcën, Abdixhiku: Zgjidhja e vetme e mbetur janë fatkeqësisht zgjedhjet e reja
14/09/2026 - 19:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës. Abdixhiku ka vlerësuar se Sejdiu ka...

Më shumëDetails

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor
14/09/2026 - 19:20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor, duke deklaruar se “ka ende punë për të...

Më shumëDetails

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë

Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë
14/09/2026 - 19:13

Një grup i grave veterane dhe bashkëluftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë zhvilluar aksion simbolik tek “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po...

Më shumëDetails

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve

Hamza takohet me ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimet evropiane dhe sfidat e qytetarëve
14/09/2026 - 19:03

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi nevojën për t’i...

Më shumëDetails

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President: Shpresoj partitë ta gjejnë një rrugëdalje
14/09/2026 - 18:55

Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për President. Ai ka thënë se ishte ftuar nga VV dhe LDK pas diskutimeve për një emër. Tutje Sejdiu...

Më shumëDetails

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës

E fshehur brenda mishit të pulës, kapen 41 kg kokainë në Durrës
14/09/2026 - 18:28

Sipas “Statistik Austria”, në vitin 2025 në Austri jetonin mesatarisht rreth 2,55 milionë njerëz me prejardhje migratore. Kjo shifër përfaqëson 28 për qind të popullsisë së përgjithshme. Krahasuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • AfD kundër pavarësisë së Kosovës? Deputeti gjerman sqaron qëndrimin për Kosovën dhe Serbinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë