Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të kryesojë të mërkurën një takim të komitetit të emergjencës Cobra për të diskutuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme, raporton BBC.
Një zëdhënës i Downing Street tha se pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar mbetet i pandryshuar:“Ne duam të de-përshkallëzojmë situatën.”
“Kjo është një situatë që po zhvillohet me shpejtësi të madhe dhe jemi duke punuar me partnerët për të ritheksuar nevojën për t’u rikthyer te diplomacia,” shtoi zëdhënësi.
Ministria e Jashtme britanike njoftoi se familjarët e stafit të Ambasadës Britanike në Tel Aviv dhe Konsullatës në Jerusalem janë tërhequr përkohësisht, si masë paraprake.
Megjithatë, në udhëzimin më të fundit për udhëtime drejt Izraelit, thuhet se ambasada dhe konsullata vazhdojnë të ofrojnë shërbime thelbësore për qytetarët britanikë.