Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Statuset e fundit në rrjete sociale të ish-krerëve të UÇK-së para shkuarjes në Hagë

14/04/2023 - 13:41
në Lajme
A A
Statuset e fundit në rrjete sociale të ish-krerëve të UÇK-së para shkuarjes në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Po bëhen 30 muaj prej kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dërguan në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në kohën kur u konfirmua aktakuza e parë ndaj tyre, Hashim Thaçi ishte president i Kosovës, Kadri Veseli ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Selimi deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa Jakup Krasniqi ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Të katërt ishin aktivë në jetën publike kur iu desh ta lëshonin vendin dhe të niseshin për Hagë për t’u ballafaquar me drejtësinë për akuzat që rëndonin mbi ta.

Transferimi i tyre në Hagë ndodhi më 4 dhe 5 nëntor të vitit 2020.

Klan Kosova është fokusuar në katër statuset e tyre të fundit në rrjetet sociale për të parë se çfarë i preokuponte ata pak ditë para nisjes.

Më 2 nëntor të vitit 2020 kishte ndodhur një sulm terrorist në Vjenë të Austrisë, ku si pasojë katër persona kanë përfunduar të vdekur si dhe 15 të tjerë të plagosur.

Reagimi i fundit i Thaçit ishte pikërisht për këtë ngjarje të cilën e dënoi si president i Kosovës duke e cilësuar si sulm qyqar.

Hashim Thaçi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

“Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë të Austrisë. Jemi pranë familjeve të viktimave, të lënduarve dhe gjithë popullit të Austrisë në këtë moment të vështirë”, shkruante Thaçi më 2 nëntor të vitit 2020.

Për të njëjtën ngjarje reagoi edhe akademiku Krasniqi, vetëm se atë e brengoste fakti se kryesi i kësaj vepre ishte me origjinë shqiptare.

Ish-anëtar i AShAK-ut, Jakup Krasniqi

“Vërtetë është më shumë sesa keq, kur njeriu përdhosë vlerat e kombit te vetë siç është mikpritja. Kur njeriu shkëputet nga trungu e merr lumi”, shkruante Krasniqi më 3 nëntor 2020.

Shkrimi i fundit i Veselit në Facebook ka të bëjë me një takim që e kishte zhvilluar me disa studentë të mjekësisë.

Kadri Veseli
Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

“Gjatë ditës së sotshme prita në takim disa studentë të cilat studiojnë në fushën e vështirë por fisnike të mjekësisë. Kosova ka nevojë sot për më shumë profesionistë të kualifikuar të shëndetësisë prandaj iu kërkova të mos largohen por të qëndrojnë në Kosovë pas studimeve për të kontribuar për vendin”.

“Kosova është një ndër vendet me numrin më të vogël të punonjësve shëndetësorë, prandaj është e nevojshme që të shtojmë numrin e mjekëve për të arritur standardet evropiane të shërbimit shëndetësor. Kjo gjë do të thotë jo vetëm punësim të mjekëve të ardhshëm që sot janë studentë, por edhe kthim të atyre që kanë ikur ose janë sot pa punë. Për të arritur këtë qëllim duhet gjithashtu t’iu sigurojmë rroga dinjitoze e kushte të mira pune këtu në Kosovë”, shkruante Veseli më 3 nëntor 2020.

Ndërsa postimi i fundit i deputetit Selimi ishte njoftimi se ka marrë ftese nga Dhomat e Specializuara rreth një aktakuze që rëndon mbi të.

Ish-deputet i Kuvendit, Rexhep Selimi

“Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombës të mi! Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash”.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka”.

“Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, shkruante Selimi më 4 nëntor 2020.

Kujtojmë se më 3 prill të këtij viti, filloi gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.  Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi i kanë mohuar të gjitha këto akuza duke shtuar se në fund do të dëshmohet pafajësia e tyre.

Në kohën kur po shkruhet ky shkrim, avokatë dhe juristë të ndryshëm vlerësojnë se gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve mund të zgjasë deri në pesë vjet

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë