LONI DEKOR ka përfunduar me sukses trajnimin e grupit të parë në dizajn dhe inxhinieri në softwarët e avancuar si Sketchup 3D, Enscape dhe Corpus 5, raporton Gazeta Online VeriuinfoZ
Siç edhe kishte paralajmëruar kohë më parë Loni Dekor u ka dhënë edhe oferta pune studentëve të dalluar.
Postimi i plotë:
Me krenari të madhe, prezantojmë me sukses trajnimin e grupit tonë të parë për dizajn dhe inxhinieri në software-ët e avancuar SketchUp 3D, Enscape dhe Corpus 5.
Në këtë rrugëtim të pasionuar për njohuritë e reja, studentët tanë kanë shfaqur përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm.
Në foton e postuar janë studentët tanë të dalluar me certifikatat e trajnimit, në shoqëri të trajnerit tonë profesional, Blend Musliu. Në emër të ekipit të LONI DEKOR, jemi të lumtur që kemi pasur rastin të ndajmë këtë rrugëtim të frytshëm me të gjithë ata që kanë marrë pjesë.
Vlenë të ceket se disa nga studentët e dalluar tashmë kanë marrë oferta pune nga kompania jonë. Kjo është një tregues i qartë i potencialit të madh që ata kanë në botën e dizajnit dhe inxhinierisë.
Faleminderit për mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj në këtë udhëtim frytdhënës.
#LoniDekor #inovation #design













