Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO është ‘sinjal i fortë politik’

01/05/2026 - 20:15
në Lajme
A A
Stradner: Rezoluta amerikane për Kosovën në NATO është ‘sinjal i fortë politik’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova mori një shtytje politike në synimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, aleancës ushtarake që ndërhyri më 1999 për t’i dhënë fund luftës, pasi tre kongresistë amerikanë paraqitën këtë javë një rezolutë në mbështetje të aspiratës së saj të kamotshme.

Rezoluta, e paraqitur më 30 prill me mbështetje dypartiake nga kongresistët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, nxiti gjithashtu reagim të menjëhershëm nga Serbia, e cila rregullisht e lufton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për Ivanа Stradnerin nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington (FDD), rezoluta është “sinjal i fortë politik, pasi e afron Kosovën më pranë NATO-s në kuptimin strategjik”.

“Në letër, Kosova mund të mos jetë shumë më afër anëtarësimit, duke qenë se katër aleatë të NATO-s ende nuk e njohin, por ky është hap në drejtimin e duhur në një kohë kur gjendja e sigurisë në rajon po përkeqësohet”, thotë Stradner për Radion Evropa e Lirë.

Kosova nuk ka bërë ende kërkesë formale për t’u anëtarësuar në NATO, pasi përballet me pengesa të mëdha, siç është mungesa e njohjes së saj nga katër vendet anëtare: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Ajo gjithashtu është aktualisht duke e shndërruar Forcën e Sigurisë në ushtri të plotë, që pritet të zgjasë deri më 2028.

Për më tepër, Kosova nuk është as pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, i cili shërben si rrugë për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtare e aleancës ushtarake.

Pranimi i një anëtari të ri kërkon njëzëshmëri brenda aleancës, prandaj edhe rezoluta e paraqitur nga kongresistët i kërkon Uashingtonit t’i nxisë këto katër vende anëtare ta njohin shtetin më të ri në Evropë.

Stradner vlerëson se nismat në Kongres, siç është kjo rezolutë, mund të mos jenë në gjendje t’i detyrojnë aleatët e NATO-s të ndryshojnë qëndrimet e tyre, por ato formësojnë mjedisin politik duke treguar se Uashingtoni e sheh Ballkanin si një çështje të papërfunduar strategjike dhe pret më shumë unitet brenda aleancës.

“Ato gjithashtu dërgojnë sinjal të qartë në debatin e brendshëm amerikan se nuk është koha për të kufizuar apo tërhequr angazhimet ushtarake amerikane nga aleanca në Ballkan, pavarësisht zërave të herëpashershëm në këtë drejtim. Një prani e qëndrueshme ushtarake e SHBA-së në Evropë mbetet thelbësore për parandalimin dhe stabilitetin afatgjatë”, thekson ajo.

Ka pasur zëra muajt e fundit se SHBA-ja mund t’i tërheqë trupat e saj nga NATO-ja, përfshirë nga misioni paqeruajtës i saj në Kosovë, KFOR.

Por, Pentagoni i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk kishte ndonjë njoftim për ndryshim të zhvendosjes së forcave.

Rreth 590 forca amerikane shërbejnë në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s.

Dhe, sipas Stradnerit, kjo rezolutë gjithashtu “dërgon mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të investojnë në rolin dhe kohezionin e NATO-s”.

Rezoluta pasqyron “tensionet rajonale”

Stradner beson se paraqitja e rezolutës amerikane në këtë kohë pasqyron “si tensionet e vazhdueshme rajonale, ashtu edhe një garë më të gjerë gjeopolitike, ku zonat gri po shihen gjithnjë e më shumë si dobësi”.

Tensionet në rajon janë shtuar kohëve të fundit, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që pretendon pa ofruar prova se vendet fqinje “po përgatitën” për sulm ndaj saj.

Për ta forcuar narrativin e tij, Vuçiq paralajmëroi javë më parë investime të reja në ushtri dhe rritje të mëtejshme të kapaciteteve mbrojtëse, duke theksuar se Serbia duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim në një “situatë komplekse” sigurie, të shkaktuar nga aktivitetet e Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

Ai po i referohej një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, dhe dy anëtareve të NATO-s: Shqipërisë dhe Kroacisë.

Që të tri vendet kanë thënë vazhdimisht se deklarata trepalëshe mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt dhe se synimi është zhvillimi i mbrojtjes.

Kosova, në anën tjetër, vitet e fundit e ka akuzuar Serbinë për agresion, për shkak të stërvitjeve ushtarake pranë kufirit të saj.

Stradner thotë se Ballkani Perëndimor ka treguar tashmë se sa shpejt mund të përshkallëzohen tensionet, duke i përmendur incidentet gjatë protestave të vitit 2023 në veriun e banuar me shumicë serbe, ku u lënduan mbi 90 paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Këto incidente, sipas saj, nënvizojnë se aleanca “nuk po përballet me rreziqe abstrakte, por me pika reale tensioni”.

“Derisa po përballet me vështirësi në luftën e tij në Ukrainë, Putini po kërkon mënyra të reja për të sfiduar Perëndimin, dhe hapja e një konflikti të ri në Ballkan është gjithmonë në ‘menynë ushtarake’ të tij, me ndihmën e Vuçiqit. Pikërisht për këtë arsye NATO ka interes për stabilitet në rajon”, thekson Stradner.

Ajo beson se mësimi që shumë politikëbërës e nxjerrin nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, i cili nisi më 2022 dhe po vazhdon, është i “drejtpërdrejtë”.

“Vendet jashtë NATO-s, si Ukraina, mbeten të ekspozuara, ndërsa anëtarësimi në NATO ofron një nivel parandalimi që aktorë si Putini hezitojnë ta sfidojnë drejtpërdrejt”, thotë ajo.

Kjo vlen për Kosovën, një vend që gëzoi lirinë falë ndërhyrjes së NATO-s më 1999 për ta zmbrapsur regjimin e atëhershëm serb, pasi zyrtarët e saj e kanë përsëritur vazhdimisht se vendi do të jetë më i sigurt duke qenë pjesë e aleancës.

Kundërshtimi i Serbisë i “parashikueshëm”

Serbia e lufton publikisht pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe, sipas Stradnerit, reagimi i Vuçiqit ndaj rezolutës amerikane nuk është i papritur.

Në një marrëveshje të vitit 2023 në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Serbia ishte zotuar se nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Megjithatë, ajo nuk i është përmbajtur zotimit tri vjet pas dhe e ka vazhduar lobimin kundër fqinjit.

“Kundërshtimi i Vuçiqit ndaj kësaj rezolute është i parashikueshëm. Ai ka pak interes të mirëpresë një prani më të fortë të NATO-s, por pjesëmarrja e Serbisë në ushtrime të rastësishme të NATO-s nuk duhet të ngatërrohet me një rreshtim të plotë, sidomos duke pasur parasysh bashkëpunimin e saj paralel ushtarak me Rusinë dhe Kinën”, thekson Stradner.

Serbia është ushtarakisht neutrale, por është pjesë e programit të NATO-s Partneriteti për Paqe dhe bashkëpunon me aleancën në këtë frymë.

Megjithatë, njëkohësisht, ajo kryen vazhdimisht stërvitje ushtarake me Kinën dhe nuk i është bashkuar Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Serbia është duke i zgjeruar kapacitetet e veta ushtarake me mbështetjen e partnerëve të jashtëm, ndërsa Vuçiq po vazhdon të balancojë mes Brukselit, Moskës dhe Pekinit në një mënyrë që ngre shqetësime të arsyeshme për drejtimin afatgjatë të Serbisë”, nënvizon Stradner.

Ajo vë në pah se, pavarësisht se Qeveria e serbe përfiton nga fondet e BE-së, retorika dhe pozicionimi i Vuçiqit “shpesh pasqyrojnë tema të lidhura me Vladimir Putinin, veçanërisht në kontekstin e ndikimit rajonal dhe narrativëve si një ‘botë serbe’ më e gjerë”.

“Presionet e brendshme gjithashtu kanë rëndësi: ndërsa protestat dhe tensionet politike brenda Serbisë rriten, ekziston një model i përsëritur ku Vuçiq priret të përshkallëzojë për të de-përshkallëzuar situatën në rajon”, përfundon ajo.

/REL/

JU REKOMANDOJMË

Goditet Trepça – vidhen dy trafo, dëmi deri në 80 mijë euro

Ndërrimi i parë i punëtorëve të Trepçësë bojkoton punën, ende nuk i kanë marrë pagat e plota
01/05/2026 - 21:10

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku persona të panjohur kanë goditur një objekt të Trepçës dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare. Ngjarja është raportuar...

Më shumëDetails

“Rruga për paqe afatgjate është politike, jo ushtarake”, Ulutas nëpërmjet videos tregon çfarë porosi çoi në NATO

“Rruga për paqe afatgjate është politike, jo ushtarake”, Ulutas nëpërmjet videos tregon çfarë porosi çoi në NATO
01/05/2026 - 20:49

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është deklaruar për takimet që ka pasur në selinë e NATO’s në Bruksel, me ambasadorët e vendeve aleate, ku mes tjerash ka takuar...

Më shumëDetails

KQZ-ja cakton afatin për regjistrimin e partive në zgjedhje dhe koalicionet

KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025
01/05/2026 - 20:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar afatin për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e reja. Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e do të mbahen më 7 qershor...

Më shumëDetails

Krimineli i luftës Ratko Mlladiq në gjendje të keqe shëndetësore, afër vdekjes

Krimineli i luftës Ratko Mlladiq në gjendje të keqe shëndetësore, afër vdekjes
01/05/2026 - 20:29

Avokatët që mbrojnë kriminelin e dënuar serb të luftës në Bosnjë, Ratko Mlladiq, po presin një vendim nga një gjykatë e OKB-së lidhur me përpjekjen e tyre për...

Më shumëDetails

Kosova po bëhet gati për zgjedhje, Kurti emëron zëvendësministrin e radhës

Kosova po bëhet gati për zgjedhje, Kurti emëron zëvendësministrin e radhës
01/05/2026 - 20:19

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka emëruar Agon Batushën, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Siç njofton ZKM-ja, Kurti i ka uruar suksese Batushës në detyrën...

Më shumëDetails

Kryetarja e Vlorës: S’ka më shezlongë 20 euro, maksimumi do të jetë kaq euro

Kryetarja e Vlorës: S’ka më shezlongë 20 euro, maksimumi do të jetë kaq euro
01/05/2026 - 19:50

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini foli mbi vendimin e miratuar një ditë më parë në këshillin bashkiak për tarifën 700 lekë (7 euro) për plazhet. Mersini...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania e vellaut të ish shefit të Hysen Durmishit shpërblehet me kontratë milionëshe nga Komuna e Mitrovicës

    Kompania e vellaut të ish shefit të Hysen Durmishit shpërblehet me kontratë milionëshe nga Komuna e Mitrovicës

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edhe një mashtrim me çmime nga Albi Market i Tahir Humolli, qytetari denoncon vjedhjen në qumësht (Video)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Edhe kompania ALBI e Tahir Humolli kapet nga shteti duke i mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kurti për ngushëllime në Zhabar, mungon kryetari Peci dhe drejtorët komunal nga GUXO

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë