Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Strategjia kundër Korrupsionit, KDI: E vonuar por e rëndësishme, këto janë sfidat në luftimin e korrupsionit

23/05/2023 - 19:42
në Kryesore, Lajme
A A
Strategjia kundër Korrupsionit, KDI: E vonuar por e rëndësishme, këto janë sfidat në luftimin e korrupsionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur takimin e parë për hartimin e Strategjisë Shtetërore kundër Korrupsionit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit e ryshfetit.

“’Ne duam etablim të shoqërisë që tregon zero tolerancë ndaj korrupsionit, zero tolerancë ndaj ryshfetit, e kontratave në këmbim të parave’’, tha ai.

Kurti përmendi edhe Indeksin e Transparency International i cili sipas tij është tregues i mirë i suksesit të Qeverisë në luftimin e korrupsionit.

Por, kryeministri i bëri përgjegjëse partitë opozitare për mos rezultate të luftës kundër korrupsionit, derisa tha se nismat e qeverisë po dërgohen menjëherë nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Edita Mustafa, koordinatore e programeve në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Gazeta Blic se e kanë mirëpritur iniciativën e qeverisë, por e sheh si çështje të vonuar.

“Si KDI dhe degë e Transparency International, ne e mirëpritëm iniciativën e qeverisë për të filluar punën në Strategjinë Kombëtare Kundër korrupsion, edhe pse mendoj kjo çështje është vonuar. Si subjekt politik, i cili tashmë është në pushtet që dy vite, ndërkohë që edhe sa ishte në opozitë kauzë kryesore kishte luftimin e korrupsionit, mendoj se është dashur të ketë një strategji shumë të qartë për luftimin e korrupsionit që nga dita e parë në qeverisje e jo të mbetet tek vizioni për një shtet të çliruar nga korrupsioni”, shprehet ajo.

Mustafa vlerëson se sot është dashur të diskutohen rezultatet e kësaj strategjie, megjithëse thotë se janë të gatshëm të mbështesin këtë përpjekje të rëndësishme, përmes ekspertizës së tyre.

“Ne sot ishte dashur të flasim për efektet dhe rezultatet e strategjisë kundërkorrupsion, jo për dokumente, megjithatë jemi të gatshëm që përmes ekspertizës sonë ta mbështesim këtë përpjekje të rëndësishme”.

Lidhur me sfidat e Qeverisë për luftimin e korrupsionit për dy vitet e ardhshme, ajo thotë se janë të shumta.

“Sfidat në luftimin e korrupsionit janë të shumta, e para është vetë mungesa e strategjisë së qartë që do të mbështetej edhe me kapacitete njerëzore e financiare për të gjitha institucionet që janë të mandatuara për të luftuar korrupsionin. E dyta është normalizimi i një kulture të mosndëshkueshmërisë, e cila është rezultat i mosefikasitetit të gjyqësorit por edhe i moszbatimit të mekanizmave tjerë të integritetit brenda institucioneve”, thekson Edita Mustafa për Gazeta Blic.

Ajo përmend raste të korrupsionit të lartë që janë të njohura për publikun, e që po përfundojnë me aktgjykime liruese, dënime me gjoba apo me kusht dhe sipas saj, ky është mesazh i dëmshëm që inkurajon klimë të korrupsionit dhe dekurajon qytetarët për raportim të tyre.

“Mos të harrojmë se një numër i rasteve të korrupsionit të lartë të cilat publiku i ka të njohura tash e shumë vite çdo ditë po përfundojnë me aktgjykime liruese, me dënime me gjoba, me dënime me kusht ose edhe po parashkruhen. Ky është një mesazh shumë i dëmshëm pasi kështu inkurajon një klimë të korrupsionit ndërkohë që dekurajon qytetarët që të raportojë apo të besojnë në një shtet ku institucionet, bizneset dhe shoqëria mund të jenë të lira nga korrupsioni”, potencon Mustafa.

Ndërsa, lidhur me kritikat e Kurtit për opozitën për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese, ajo vlerëson se ajo e ka punën e saj për të dhënë opinionin sipas Kushtetutës, ndërsa që çdo palë ka të drejtë të kërkojë opinion aty, që nuk do të duhej të shihej si pengesë.

“Në fund, Gjykata Kushtetuese është aty për të dhënë opinionin e saj nëse iniciativat ligjore janë në përputhje me Kushtetutën. Çdo palë ka të drejtë të kërkojë opinion nga GJK mbi bazën e argumenteve të saj, ndërsa Qeveria nuk do të duhej ta shihte këtë si pengesë apo si arsyetim në luftën kundër korrupsionit”, deklaron Edita Mustafa, koordinatore e programeve në KDI.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë