Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Stresi paralajmëron një pauzë nga muzika: “Kjo nuk është lamtumirë”

09/09/2026 - 15:04
në ShowBiz
A A
Stresi paralajmëron një pauzë nga muzika: “Kjo nuk është lamtumirë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kapitull i ri duket se po nis për Stresin. Reperi ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se disa prej këngëve të tij, të cilat prej kohësh nuk kanë mundur të publikohen për shkak të çështjeve teknike dhe procedurave kontraktuale me YouTube, më në fund do të jenë të disponueshme për fansat.

Këngët pritet të publikohen në orën 19:00, ndërsa menjëherë pas këtij publikimi, Stresi ka paralajmëruar se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika.

Sipas tij, kjo pauzë nuk duhet parë si një ndarje nga skena, por si një mundësi për t’iu përkushtuar projekteve të tjera profesionale.

“Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë. Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz… por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashuria për ata që më kanë qëndruar pranë”, u shpreh reperi.

Në mesazhin e tij, Stresi iu drejtua të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij ndër vite, duke përfshirë fansat, mbështetësit, kolegët dhe madje edhe kritikët. Ai nënvizoi se secili prej tyre ka lënë gjurmën e vet në karrierën e tij artistike.

“Më në fund janë aty ku duhet të jenë, te ju”, shkroi ai, duke iu referuar këngëve që kanë qëndruar të bllokuara për një kohë të gjatë.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte paralajmërimi për një pauzë nga muzika.

“Kjo nuk është lamtumirë. Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër. Do të shihemi shumë shpejt”, përfundoi Stresi.

Tashmë mbetet për t’u parë se cilat janë projektet e reja që reperi ka në plan dhe në çfarë forme do të rikthehet në muzikë pas kësaj periudhe.

JU REKOMANDOJMË

Ish-partnerja e Eros Grezdës pozon nga fitnesi, duket “flakë”

Ish-partnerja e Eros Grezdës pozon nga fitnesi, duket “flakë”
09/09/2026 - 13:43

Ajsel Abazi ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ish-partnerja e futbollistit, Eros Grezda ka pozuar nga fitnesi duke nxjerr në pah linjat e trupit...

Më shumëDetails

40 vjet jetë, muzikë dhe humor, Eli Malaj feston ditëlindjen me një mesazh të veçantë

40 vjet jetë, muzikë dhe humor, Eli Malaj feston ditëlindjen me një mesazh të veçantë
09/09/2026 - 13:42

Këngëtarja e njohur shkodrane, Eli Malaj, ka festuar sot 40-vjetorin e lindjes. Mes luleve, tortës dhe urimeve të shumta, artistja ka zgjedhur ta presë këtë ditë të veçantë...

Më shumëDetails

“E godita vetëm një herë me shpullë”, zbardhet dëshmia e Jozit për rastin me Edin

“E godita vetëm një herë me shpullë”, zbardhet dëshmia e Jozit për rastin me Edin
09/09/2026 - 12:45

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij, Kristjan Nikollin, të arrestuar në lidhje me sulmin ndaj Eduard Kuçit....

Më shumëDetails

Gjykata merr vendim për Jozefin Markun

Gjykata merr vendim për Jozefin Markun
09/09/2026 - 12:00

Gjykata e Tiranë të mërkurën ka vendosur masën “arrest shtëpie” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar për sulmin ndaj personazhit publik nga...

Më shumëDetails

Kida i dedikon “Zemrën” Ajbin, kënga u publikua me pamje të dasmës së tyre në Romë

Kida i dedikon “Zemrën” Ajbin, kënga u publikua me pamje të dasmës së tyre në Romë
08/09/2026 - 21:55

Këngëtarja e njohur, Kida, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Zemren”, një këngë që për artisten ka një domethënie të veçantë emocionale. Projekti...

Më shumëDetails

Adelina Ismaili reagon pasi u tha se do të jetë në karrigen e opinionistes këtë sezon në BBVK

Adelina Ismaili reagon pasi u tha se do të jetë në karrigen e opinionistes këtë sezon në BBVK
08/09/2026 - 20:27

Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin e mëngjesit në T7, gazetari Elton Tozaj ka folur për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”. Teksa u konfirmua se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    Aleanca merr vendim për seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Këta janë pesë zyrtarët e Komunës së Fushë Kosovës që u arrestuan për aferën e pronës 1.5 milionëshe

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Përveç AAK-së, kush tjetër mungoi në Kuvend?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë