Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Studimi tregon rritje të etnonacionalizmit dhe narrativit antigjinor në Kosovë

29/01/2025 - 16:29
në Lajme
A A
Studimi tregon rritje të etnonacionalizmit dhe narrativit antigjinor në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Etnonacionalizmi, narrativi antigjinor, ekstremizmi fetar dhe narrativi antiserb në Kosovë ndërlidhen mes vete, janë në rritje dhe kontribuojnë në ndarjet në shoqëri, u tha në një konferencë rajonale që u mbajt në Prishtinë, më 29 janar.Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: trendët, sfidat dhe kundërmasat”.

Projekti, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, u zbatua nga organizata joqeveritare Sbunker në Prishtinë, me qëllim të ofrimit të një pasqyre të përgjithshme të ekstremizmit në Kosovë dhe të rekomandimeve për shtypjen e tij.Adelina Hasani, hulumtuese dhe autore e këtij raporti, tha se etnonacionalizmi në Kosovë është pasojë e çështjeve të pazgjidhura nga vitet 1990 dhe ndodhive në luftë.

Nga mungesa e adresimit të drejtësisë tranzicionale, sipas saj, këtu dominon edhe diskursi politik.“Narrativët dhe ekstremizmi i djathtë janë duke u përhapur në Kosovë. Etnonacionalizmi është kryesisht i pranishëm mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe kjo është e kuptueshme marrë parasysh trashëgiminë e viteve 1990. Megjithatë, etnonacionalizmi e thellon ndarjen mes serbëve dhe shqiptarëve dhe e pengon procesin e pajtimit”, tha Hasani.

Të dhënat për hulumtimin “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë” janë mbledhur kryesisht përmes diskutimeve publike në disa komuna të Kosovës, ndërsa janë përdorur edhe studime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ekstremizmin. Diskutime të tilla publike, megjithatë, nuk ka pasur në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, për shkak të, siç u tha, situatës politike.

Në këto komuna, tensionet kanë qenë të larta viteve të fundit, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin edhe në atë zonë, përkundër refuzimeve të komunitetit serb për t’u integruar.Duke folur për trendin e etnonacionalizmit në mesin e komunitetit shqiptar në Kosovë, Hasani tha se ai vihet re kryesisht në narrativin në rrjetet sociale dhe në diskursin publik.

Sipas saj, ka një “stigmatizim të komunitetit serb”.Hasani theksoi, gjithashtu, se Kosova është një vend multietnik, por se përballet me “pengesa” për t’u bërë një shoqëri gjithëpërfshirëse, sepse autoritetet tregojnë mospërputhje në përdorimin e simboleve të Kosovës, siç është flamuri.

“Përdorimi i flamurit shqiptar në shumë institucione sjell pasiguri jo vetëm për komunitetin serb, por edhe për komunitetet tjera pakicë në Kosovë”, tha ajo.Hasani shtoi se etnonacionalizmi në mesin e komunitetit serb është kryesisht i pranishëm në komunat në veri të Kosovës.

Sipas saj, ai është pjesërisht pasojë e dezinformatave që vijnë nga Rusia dhe përhapen përmes mediave në Serbi.“Ne kemi narrativë që thonë se duan t’i dëbojnë serbët nga veriu i Kosovës – gjë që rrit frikën në mesin e komunitetit serb”, tha ajo.
Përndryshe, edhe zyrtarët e Serbisë, edhe ata të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit – i përshkruajnë shpeshherë veprimet e Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit në veri si “persekutim i serbëve nga regjimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.Studimi “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: trendët, sfidat dhe kundërmasat” identifikon edhe një narrativ antigjinor, që është i drejtuar kryesisht kundër popullatës LGBT dhe abortit.

“Grupi që përdor narrativ të tillë, përpiqet ta mbrojë familjen tradicionale. Ai e sheh komunitetin LGBT si kërcënim, sepse beson se ai i shkatërron vlerat e familjes, se familja përbëhet nga babai, nëna dhe fëmija”, tha studiuesja Adelina Hasani.Sipas saj, narrativë të tillë kanë mbrojtur edhe deputetë të caktuar të Kuvendit të Kosovës.

“Narrativi antigjinor është i pranishëm edhe në mediat sociale. Ai është i drejtuar kundër aktivisteve për të drejtat e grave”, shtoi ajo.Kur bëhet fjalë për ekstremizmin fetar, Hasani theksoi se ky fenomen në Kosovë ka arritur kulmin në vitin 2014, por se është ende i pranishëm në shoqëri.
“Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të rrepta ndaj radikalizmit fetar dhe tani ai shprehet kryesisht në rrethe familjare. Ajo që unë shoh si kërcënim, është se ekstremizmi fetar mund të ndikojë në zhvillimin e vlerave demokratike dhe të të gjithë shoqërisë. Ata që promovojnë ekstremizmin fetar, duan ta portretizojnë demokracinë si një sistem të korruptuar, të dështuar dhe ta promovojnë veten si alternativë”, tha Hasani.Kuptimi i këtyre trendëve, sipas saj, do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjate për luftimin e tyre.

Studimi “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: trendët, sfidat dhe kundërmasat” ofron një sërë rekomandimesh për institucionet në lidhje me rritjen e këtij fenomeni, duke përfshirë zhvillimin e programeve socio-kulturore për të rinjtë, gjetjen e mënyrave për të reduktuar ekstremizmin online dhe adresimin e çështjeve të drejtësisë tranzicionale dhe të narrativëve historikë.Si pjesë e këtij projekti u hap edhe një faqe interneti që do të përfshijë një paketë mjetesh praktike, të krijuara për mësimdhënësit, edukatorët, udhëheqësit lokalë dhe të komunitetit, për t’i ndihmuar ata në parandalimin e ekstremizmit në një fazë të hershme./REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë