Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’u konfirmua akuza ndaj Thaçit për nxitje për pengim të personave zyrtarë, Apeli e kthen në rishqyrtim

05/04/2025 - 18:28
në Kryesore, Lajme
A A
Ministria e Drejtësisë: Mbrojtjen e Thaçit e paguam mbi 3.5 milionë euro që nga 2020
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilat, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Nga katër pika të ankesës së ZPS-së u pranua vetëm ajo që kishte të bënte me përgjegjësinë e Thaçit për nxitjen e Kilajt, Smakajt dhe Fazliut për të kryer veprën penale të pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Paneli i Apelit i ka marrë vendim që një nga katër pikat që kishte ngritur ZPS-ja kundër vendimit për konfirmimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ta pranoj lidhur me përgjegjësinë penale të Thaçit për ‘nxitje’ në kryerjen e veprës penal “pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Pika e katër e ankesës së ZPS-së kishte të bënte me kundërshtimin e konstatimit të gjyqtares që neni 32 (3) i KPRK-së nuk zbatohet për veprën e “Pengim i personave zyrtar” sipas nenit 401 (3) dhe (5) të KPRK-së.

Sipas ZPS-së, gjyqtarja ka gabuar kur ka konstatuar se për shkak se neni 401 (3) dhe (5) të KPRK-së nuk parashikon dënim deri në pesë vjet burgim, për rrjedhojë neni 32 (1) nuk është i zbatueshëm pasi sipas saj kjo dispozitë zbatohet vetëm për vepra që janë të dënueshme me pakt së pesë vjet.

Sipas ZPS-së, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka gabuar duke konstatuar se, për shkak se neni 401(3) dhe (5) i KPK-së parashikon dënim nga një deri në pesë vjet burgim, neni 32(3) nuk ishte i zbatueshëm, pasi kjo dispozitë zbatohet vetëm për vepra të dënueshme me të paktën pesë vjet burgim.

Mbrojtja e Thaçit kishte thënë se gjyqtarja e ka interpretuar saktë këtë nen.

Neni 32 (3 ) i KPRK-së për “Shtytje” thotë se “Kushdo që me dashje shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale të dënueshme me së paku pesë (5) vjet burgim dhe vepra penale as që është tentuar, shtytësi dënohet për tentativë”.

Sipas Panelit, gjyqtarja kishte konstatuar se vepra që bie në nenin 401 (3) të KPRK-së është e dënueshme nga 1 deri në 5 vjet burgim, prandaj e përjashtoi përgjegjësinë e Thaçit sipas nenit 32 (3) të KPRK-së për pikën 1, 4 dhe 4 të aktakuzës.

Veç kësaj, paneli kishte thënë se ka mospajtime për interpretimin e këtij neni pasi sipas tyre, panele me të ulëta e kanë interpretu që ky nen është i zbatueshëm për veprat penale të dënueshme mbi pesë vjet dhe disa për ato të dënueshme nën 5 vjet.

Në vendim thuhet se me shumicë votash, Paneli ka rënë dakord me ZPS-së duke thënë se neni 32 (3) duhet të zbatohet për vepra që përfshijnë ose edhe i tejkalojnë pesë vite.

“Si rezultat, Paneli konstaton, me shumicë votash, se duke qenë se vepra e pengimit të personave zyrtarë është e dënueshme në format e saj të rënduara me burgim nga një (1) deri në pesë (5) vjet, forma e tretë e nxitjes sipas nenit 32(3) të KPK-së është e zbatueshme në këtë rast”, thuhet në vendim.

Si rrjedhojë, ata e konsideruan gabim konstatimin e gjyqtares së ky nen nuk ishte i zbatueshëm për veprën “pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Kështu që paneli, pranoi pikën katër të ankesës së ZPS-së.

“Duke qenë se konstatimi për ekzistencën e një dyshimi të bazuar mirë se Thaçi i ka nxitur Fazliun, Smakajn dhe Kilajn për të kryer veprën penale të pengimit të personave zyrtarë përfshin një vlerësim faktik të provave, çështja i kthehet Gjykatësit të Procedurës Paraprake për shqyrtim të mëtejshëm”, thuhet tutje në vendim

Ndryshe, në pikën e parë të kësaj ankese, Prokuroria ka thënë se gjyqtarja që konfirmoi aktakuzën ka gabuar në interpretimin e Nenit 35 (1) të KPRK-së. Sipas ZPS-së, gjyqtarja ka thënë se ky nen kërkon që elementet e veprës penale të ekzistojnë në kohën e marrëveshjes dhe në rast që nuk dëshmohet se nuk ka pas grup për kryerjen e veprës penale sipas nenit 401 (2) të KPK-së atëherë akuzat nuk qëndrojnë.

ZPS-ja thotë se neni i parë nuk kërkon që duhet të jenë të gjitha elementet e veprës penale që ai të behet i zbatueshëm dhe se interpretimi i gjyqtares bie ne kundërshtim me praktikën gjyqësore të DhSK-së.

ZPS pretendon se gjyqtarja gabimisht refuzoi përgjegjësinë penale të Thaçit dhe Kuçit për pikën 2 dhe 19 të aktakuzës që kanë të bëjnë me marrëveshjen për të kryer veprën penale pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare sipas nenit 35 (1) dhe 401 (2) të KPRK-së

ZPS-ja kërkoi që Apeli të rivendos përgjegjësinë sipas këtyre neneve ose ta kthej çështjen tek gjyqtarja e procedurës paraprake për ta zbatuar saktësisht ligjin.

Thaçi, i përfaqësuar nga mbrojtja e tij kishte thënë se ZPS-ja s’ka arritë të argumentoj se gjyqtarja ka gabuar në interpretimin dhe zbatimin e këtyre neneve. Ai kishte argumentuar se saktë u konstatua se “elementet materiale të veprës duhet të ekzistojnë në kohën e marrëveshjes” dhe se ekzistenca ose formimi i një grupi prej të paktën tre personash duhet të dëshmohet me prova.

Thaçi kishte argumentuar se pretendimet e ZPS-së ishin spekulative dhe se transkripti i vizitës së 3 shtatorit 2023 është i paqartë, konfuz ë dhe se është i pamjaftueshëm për të vërtetuar se Thaçi dhe Kuçi kanë diskutuar për përfshirjen e një grupi të tretë në planin për të kontaktuar me dëshmitarin 6.

Në këtë pikë, paneli ka konstatuar se gjyqtarja e procedurës paraprake ke gabuar kur ka deklaruar se elementet e veprës penale duhet të ekzistonin në kohën e marrëveshjes sipas nenit 35 (1) të KPRK-së.

Prandaj, Paneli gjen se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka gabuar kur ka deklaruar se “elementet materiale të veprës penale duhet të ekzistojnë në kohën e marrëveshjes” sipas nenit 35(1) të KPK-së.

“Megjithatë, do të thotë se marrëveshja midis autorëve të dyshuar – Thaçit dhe Kuçit – duhet të lidhet me faktin se pengimi i synuar do të kryhet si pjesë e një “grupi” të përbërë nga të paktën tre persona, siç përcaktohet në nenin 113(12) të KPK-së. Me fjalë të tjera, autorët e dyshuar duhet të kenë një marrëveshje për elementet përbërëse të veprës penale sipas nenit 401(2) të KPK-së, duke përfshirë pjesëmarrjen e një personi të tretë”, thuhet në vendim.

Por për ta vërtetuar ekzistencën e një marrëveshje, Paneli thotë se nuk mund të thuhet se është grup vetëm nga marrëveshja e Thaçit dhe Kuçit për të përfshirë një person të tretë pa prova se personi në fjalë është pjesë e grupit ose do të jetë.

Si rrjedhojë, paneli ka rrezuar pikën e parë të ankesës së ZPS-së.

Në pikën e dytë, ZPS-ja pretendoi se gjyqtarja t ka gabuar kur ka konstatuar se meqë Smakaj, Kilaj dhe Fazliu nuk ishin palë në procedurat e rastit të Thaçit për krime lufte, ata nuk kanë pasur obligime ligjore sipas nenit 392 të KPRK-së që ka të bëjë me “Mospërfillje të gjykatës”.

ZPS-ja kishte marrë shembull rastet në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë duke shtuar se personat që nuk ishin palë në proces ishin ndjekur penalisht për mosrespektim të gjykatës duke përfshirë edhe zbulimin e informacioneve konfidenciale.

Prokuroria kishte thënë se qasja e gjyqtares është shqetësuese për shkak të pandeshkueshmerisë duke dërguar mesazh të rrezikshëm se individët që nuk janë palë në një çështje, mund të mos i binden urdhrave të gjykatës lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve.

Si rrjedhojë, ZPS-ja kishte kërkuar që Apeli t’i rivendos pikat 14, 16 dhe 18 të aktakuzës ku përfshihet përgjegjësia për bashkëkryerje në veprën penal ose ndryshe ta kthej serish çështjen të gjyqtarja për të zbatuar ligjin./BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Ferati thotë se deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim për Kuvendin e jashtëzakonshëm

Ferati thotë se deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim për Kuvendin e jashtëzakonshëm
13/07/2026 - 17:02

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka deklaruar se deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë dorëzim të nënshkrimeve në selinë e partisë për thirrjen...

Më shumëDetails

Kontrolle të rrepta ndaj mjeteve të mbingarkuara, mbi 13 mijë euro gjoba veç për një ditë

Kontrolle të rrepta ndaj mjeteve të mbingarkuara, mbi 13 mijë euro gjoba veç për një ditë
13/07/2026 - 16:48

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se vetëm gjatë 1 korrikut 2026 janë shqiptuar 24 kundërvajtje ndaj mjeteve të rënda që kanë tejkaluar peshën e lejuar,...

Më shumëDetails

Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
13/07/2026 - 15:55

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë komentuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçit, për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin...

Më shumëDetails

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it
13/07/2026 - 15:30

Ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje (Regional Command-East – RC-E), në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje për reagim ndaj një skenari të simuluar...

Më shumëDetails

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
13/07/2026 - 15:20

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “do t’i godasim shumë fort”, ndërsa kritikoi Iranin për dështimin për të arritur marrëveshje. “Ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Sa herë...

Më shumëDetails

“Mjafton të shihet ajo që shihet me sy” – Nëna që ekspozoi Pediatrinë e QKUK-së rrëfen presionin: Më kërkuan llogari në mesnatë

“Mjafton të shihet ajo që shihet me sy” – Nëna që ekspozoi Pediatrinë e QKUK-së rrëfen presionin: Më kërkuan llogari në mesnatë
13/07/2026 - 14:46

Ngjarja rreth kushteve skandaloze në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka marrë një kthesë edhe më të rëndë. Nëna e cila denoncoi publikisht mungesën e sapunit, çarçafëve dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Dyshohet për disa të helmuar në Sach Pizza në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë