Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një veture në Leposaviq i është vënë zjarri qëllimisht.
Ankuesi ka deklaruar se disa persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe pastaj i kanë vënë zjarrin, raporton “Veriu.info”.
Njoftimi i plotë
Leposaviq 15.10.2022-00:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës së tij dhe pastaj i kanë vënë zjarrin. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore.












